« Cilat janë shtatë mrekullitë kompjuterike | HomePage | Pesëdhjetë meshkujt më me stil të shekullit »
17.11.2007
“Time”: 50 makinat më të shpifura të gjithë kohëve
Makina në formë aeroplani, por të krijuara për të ecur në tokë, makina në formë barke për të ecur në tokë dhe për të lundruar në ujë, por që kanë rezultuar të pasuksesshme. BMV, Fiat, Ford dhe Jaguar, edhe pse bëjnë pjesë në makinat më të famshme e të përdorura kanë pasur momentet e tyre të errëta duke “nxjerrë në dritë” modele që kanë “turpëruar” emrin e tyre
Horsey Horseless
Një kokë e drunjtë kali e ngjitur në kaloshinë në mënyrë që të ngjante si një kalë me karrocë. “Koka e kalit të drunjtë do të shërbejë që kali i gjallë të mendojë se nuk është vetë”, u shpreh shpikësi i kësaj makine, Uriah Smith.
Ford Model T
Modeli “Ford T” bëri gjithçka thonë librat e historisë: E vendosi Amerikën në rrota, duke e transformuar peizazhin e vendit në një mënyrë të paimagjinueshme më parë. Por me panelet e farkëtuara modeli T, ishte vetëm një copë rrangullinë.
Overland OctoAuto
Shpikësi i kësaj makine Milton Reeves mendoi se automobili kishte nevojë për më shumë se katër rrota. Kur ai e prezantoi makinën në panair, ajo i ngjante më shumë një përbindëshi se as një makine. Por kjo nuk e ndaloi Reeves që të tentonte një vit më vonë të provonte sërish vitin tjetër diçka të ngjashme.
Scripps-Booth Bi-Autogo
Një tip motoçiklete me rrota, me një motor V8 dhe tepricë bakri ishte fryti i eksperimentit të James Scripps-Booth, trashëgimtar i shtëpisë botuese Scripps. Për shumë vite më radhë, ideja e këtij automobili vazhdoi të mbetej një ide e çmendur.
Briggs and Stratton Flyer
Në vitin 1920, automobili nuk ishte më një eksperiment primitiv. Kompani të tilla si “Rolls-Royce”, “Cadillac”, “Hispano-Suiza” kishin filluar të krijonin automobilë luksozë që cilësoheshin si arritje të mëdha për kohën. E më pas erdhi dhe kjo makinë me pesë rrota që s’mund t’i shpëtonte listës së “TIME”.
Fuller Dymaxion
Shpikësi R. Buckiminster Fuller, ishte një prej më të “çmendurve” të shekullit, një anti-konformist, i cili e krijoi fillimisht Dymaxion si një automobil fluturues apo si një aeroplan që ecën në tokë.
Chrysler/Desoto Airfloë
Ashtu siç ishte fillimisht në vitin 1934, forma aerodinamike e makinës ishte një antagonizëm e plotë e amerikanëve në nivelin më të lartë duke u shfaqur madje si një projektim i bolshevikëve. Mbase kjo ishte dhe arsyeja pse shitjet ishin për faqe të zezë.
Crosley Hotshot
Ajo çka i dha fund kësaj makine të shpikur nga Powrl Crosley Jr, ishte pikërisht motori, i cili nuk ishte i derdhur në hekur, por nga disa copa të ngjitura bashkë me anë të kallajit. Kur këto copëza shkëputeshin fillonte një zhurmë e madhe, dhe probleme të mëdha gjithashtu.
Renault Dauphine
Kjo është një prej shpikjeve më të pafrytshme franceze. Në fakt fillimisht ishte një makinë skandaloze e hollë si letër dhe rakitike, sa po t’i qëndroje pranë ekzistonte mundësia të dëgjohej teksa zinte ndryshk.
King Midget Model III
Një makinë qesharake e mikroskopike, e shpikur nga Claud Dry dhe Dale Orcutt, në Ohajo, SHBA, e cila qëndroi për një kohë të gjatë në treg për arsyen e vetme se kushtonte 500 dollarë. Por masat e sigurisë nga ana e qeverisë e lanë më në fund të prehej në paqe.
Ëaterman Aerobile
Shpikësi Waldo Waterman kaloi vite të tëra duke u përpjekur të krijonte një aeroplan që mund të ecte në rrugë. Kur më në fund arriti të krijonte atë që u quajt “Aerobile”, shumë pak klientë që dëshironin aq shumë të vdisnin, sa të blinin një të tillë.
Ford Edsel
Kjo në fakt nuk ishte makinë dhe aq e keqe. Por, ama ishte shumë e shpëlarë, kishte një etje të pafund për karburant dhe ishte shumë e shtrenjtë. E në fillim të viteve ’50 një gjë e tillë ishte krejtësisht e patolerueshme.
Lotus Elite
Colin Chapman, inxhinieri që themeloi Loutisn ishte shumë i pasionuar pas peshave të lehta. Kështu krijoi Lotus Elite. Por ishte aq e lehte sa nuk përballonte dot tendosjen e strukturës. Në makinat e Chapman, dështimi ishte gjithnjë mundësi e pranishme.
MGA Twin Cam
Shumë vite pasi motori i kësaj makine kishte dalë nga shërbimi u zbulua se problemi gjendej tek karburatori. Në një pikë të caktuar, frekuenca e tingëlluese shkaktonte që karburanti të shkumëzohej duke djegur kështu pistonat.
Zunndapp Janus
E ndërtuar në Nuremberg të Gjermanisë, kjo makinë e tipit “më shty” mund të arrinte një shpejtësi shumë të kufizuar dhe kështu mund të përdorje vetëm nga personat që kishin shumë kohë në dispozicion.
Amphicar
Një makinë që nuk të lejonte të mbyteshe në ujë, e cila në tokë ishte disi e shpejtë, ndërsa në ujë ishte tmerrësisht shumë e avashtë me një shpejtësi prej 7 kilometrash në orë.
Corvair
Kjo makinë kishte zakon që të pikonte gjithë karburantin rrugës ndërsa sistemi i ngrohjes kishte një zakon tjetër, pomponte gaze të dëmshme në kabinën e shoferit.
Peel Trident
Më shumë se një makinë kjo mund të konsiderohet një projekt shkencor rritjen e farave. Kjo makinë u krijua në vitin 1960 në Isle of Man për arsye akoma të papërcaktuara, ashtu si “Stohehenge”.
AMC Gremlin
Projektuesi i “American Motors”, Richard Teague është përgjegjës për disa nga makinat më fantastike të shekullit. Por Gremlin, nuk ishte një prej këtyre, sidomos me bishtin e salamandrës.
Triumph Stag
Kjo makinë nuk kishte vetëm një problem, por shumë të tillë. Dritaret me formë të çuditshme për të vazhduar me motorin dhe mbulesën e aluminit që e bënte tmerrësisht vapë ambientin.
Chrysler Imperial LeBaron Tëo-Door Hardtop
Kjo makinë me dy dyer mbahet mend sidomos prej parafangove më të gjata në histori. Ndërkohë që nga brenda ngjante tamam si një kazino e ndonjë vendi të botës së tretë.
Ford Pinto
Kjo makinë klasifikohet në listë, jo sepse është një makinë veçanërisht e keqe, por sepse kishte një natyrë mjaft të paqëndrueshme. Ajo kishte tendencën të shpërthente në flakë menjëherë sapo përplasej.
Jaguar XK-E V12 Series III
Jaguari ishte fillimisht një prej makinave më të dëshirueshme nga meshkujt. Por në këtë seri, krijuesit e saj e bastarduan duke i zgjatur sidomos parafangot.
Bricklin SV1
Nuk dihet saktë nëse mund të quhet gjë e keqe ideja e shpikësit të makinës, Malcolm Bricklin, për të mos vënë tavëll duhani në mënyrë që mos të nxiste pirjen e duhanit.
Morgan Plus 8 Propane
Këto makina vazhdonin të ruanin të njëjtën strukturë në vitet ’70 si në vitin 1935. Me skelet druri, e me parafango fluturuese ato dolën nga tregu me urdhër të qeverisë.
Triumph TR7
Telashi i kësaj makine nuk ishte domosdoshmërisht motori, më shumë ishte forma e çuditshme që ngjante krejtësisht e përshtatshme për të çarë dru zjarri.
Trabant
Kjo është makina që i dha emër të keq komunizmit. Kjo u krijua në Gjermaninë Lindore, e cila u krijua si një “makinë për popullin” dhe i mungonin edhe elementët më kryesorë si frenat e rregullta apo sinjalet.
Aston Martin Lagonda
Kjo makinë ekzotike me katër dyer mund të quhej padiskutim një makinë e bukur. Por për sa i përket anës mekanike, ajo ishte një katastrofë totale.
Chevy Chevette
Kjo makinë është përfshirë në listë për shkak të zhurmës ekstremist të lartë dhe madhësisë së saj në proporcion të zhdrejtë me ulërimat që lëshonte.
AMC Pacer
Ajri kondicioner në këtë makinë nuk ekziston dhe në verë mund të imagjinohet shumë qartë se çfarë bënte vaki brenda. Aq nxehtësi kishte sa mund të shiheshin avujt helmues që qëndronin pezull.
Corvette 305 “California”
Kjo makinë nuk kishte vetëm një problem, por shumë të tillë. Dritaret me formë të çuditshme për të vazhduar me motorin dhe mbulesën e aluminit që e bënte tmerrësisht vapë ambientin.
Ferrari Mondial 8
Edhe makinat sportive legjendare italiane mund të dalin nga rruga e drejtë herë pas here dhe Ferrari Mondial i parë ishte padyshim një katastrofë e madhe e kuqe.
Cadillac Fleetwood V-8-6-4
Kjo makinë lëvizte me hope, ngecte herë pas here dhe bënte zhurma shumë të pakëndshme. Përgjithësisht sillej mjaft keq deri sa pronarët e tromaksur e vendosën të mos kishin të bënin më me të.
De Lorean DMC-12
Kjo makinë është përfshirë në listën e revistës “Time” për arsye ishte shumë e rëndë, nuk kishte fuqinë e duhur dhe pavarësisht gjithë këtyre, kishte një çmim të ekzagjeruar.
Cadillac Cimarron
Horror. Gjithçka ishte gabim dhe asgjë nuk shkonte në këtë makinë. Ky model ishte një fyerje flagrante e emrit të mirë të makinës dhe gjithë klientëve të “Cadillac”.
Camaro Iron Duke
Kjo makinë ishte e vogël dhe shumë më pak e fuqishme se modelet e tjera “Camaro”. Drejtuesit e Camaro Iron Duke mbeteshin shpesh herë të çuditur teksa shihnin autobusin e shkollës që i parakalonte.
Maserati Biturbo
Ky model ishte produkt i dëshpëruar i një kompanie që s’kishte fondet e nevojshme dhe ishte shumë pranë falimentimit. Kjo duket shumë qartë në modelin e kësaj makine.
Mosler Consulier GTP
Krijuesi i kësaj makine, Warren Mosler kishte menduar për gjithçka përveç një modelisti, ndaj dhe krenaria e tij ngjante si diçka që vinte nga një kompani makinash lodra të Gjermanisë Lindore.
Yugo GV
E ndërtuar në Jugosllavi, Yugo të krijonte ndjesinë e diçkaje që i ngjante tytës së armës. Sapo të prekje diçka me dorë në këtë makine ajo menjëherë do të binte.
Lamborghini LM002
Kjo makinë mund të cilësohet shumë mirë si versioni ushtarak i “Lamborghini” shitur disa vendeve si Arabia Saudite, Libia etj. Djali i Sadam Husein kishte një të tillë, të cilën ushtria amerikane e hodhi në erë në 2004-ën.
Ford Explorer
Në suksesin e tij Ford Explorer është përgjegjës për futjen e SHBA-së në një spirale obeziteti makinash, me të cilën vendi po bën debat edhe sot.
GM EV1
Kjo makinë ishte një mrekulli e teknologjisë, automjeti elektrik më i madh që ekzistonte. Por bateritë e këtij automjeti nuk mund të përballonin gjithë kohën e nevojshme.
Plymouth Prowler
E frymëzuar nga automobili sportiv i kohëve të shkuara “Chip Foose”, kjo makinë ishte një lloj maniaku shpejtësie që dukej sikur kishte ardhur nga shekulli 22.
Fiat Multipla
Me një formë të çuditshme, ky model i Fiatit dukej si një si një qenie me shumë sy. Pjesa e parme ishte gjithashtu e çuditshme dhe e gjithë struktura ishte e vendosur në rrota më shumë se të ulëta.
Ford Excursion
Ky model i Fordit rezultoi në një krijesë motorike gjigande, e cila sipas krijuesve të saj ishte e përshtatshme për fermerët dhe gjithë njerëzit që merreshin me punë.
Jaguar X-Type
Jaguari ishte fillimisht një prej makinave më të dëshirueshme nga meshkujt. Por në këtë seri, krijuesit e saj e bastarduan duke i zgjatur sidomos parafangot.
Pontiac Aztek
Kjo makinë dhunonte një prej rregullave kryesore të skicimit të një makine: ne na pëlqejnë makinat që janë si ne. Me fenerët e saj të panumërt, Aztek dukej e deformuar dhe e frikshme.
BMV 7-series
E ndërtuar në mënyrë perfekte, e shpejtë në mënyrë të pabesueshme kjo makinë ishte perfekte. E vetmja gjë që s’shkon janë butonat e panumërt që u hanë kohë më shumë se duhet njerëzve, për të kuptuar si funksionojnë.
Hummer H2
Kjo makinë dërgon gjithë sinjalet e gabuara. Është e madhe në mënyrë arrogante, tepër ushtarake dhe në mënyrë krejt të hapur përçmuese ndaj të mirave të zakonshme.
Chevy SSR
Pjesët mekanike për modelin SSR u huazuan nga korporata “General Motors” dhe duke e bërë performancën e makinës të rëndë, dembele dhe të avashtë.
20:28 Permalink | Comments (0) | Email this

