« Deklaratat më qesharake të njerëzve të famshëm | HomePage | 25 zbulimet më të mëdha shkencore në histori »
17.11.2007
Deklaratat më qesharake të njerëzve të famshëm
Njerëzve të famshëm u duhet të thonë shumë gjëra në publik. Në intervista televizive, në intervista të shkruara, para auditorëve të mbledhur enkas për ta. Duhet t’u përgjigjen një morie pyetjesh, që variojnë nga ato më të thjeshtat e deri tek më provokueset. Ca ia dalin mbanë t’ia hedhin paq duke i shmangur në maksimum intervistat dhe daljet publike, ca të tjerë janë të aftë të menaxhojnë përgjigjet e tyre e ca të tjerë arrijnë të bëhen lajm kopertonash për javë të tëra me vetë fjalët e tyre. I tillë ishte rasti kur Mariah Carey u shpreh se i vinte tmerrësisht keq për fëmijët e uritur afrikanë, por nga ana tjetër do i pëlqente të ishte aq e dobët. Paris Hilton, e cila është një ndër njerëzit më të famshëm në botë që nuk bën asgjë përveç se është e famshme, e kjo falë statusit të saj ekonomik, shquhet për gafat e saj të panumërta. Një ndër to ishte vitin e kaluar kur 25-vjeçarja ndodhej në Britaninë e Madhe dhe po jepte një intervistë për një media vendase. E pyetur se çfarë mendimi kishte për Tony Blair, ajo vetëm puliti sytë me ngjyrë të kaltër lentesh dhe tha, “Më vjen keq, por unë nuk e di kush është Tony Blair!”. Listës së personave që flasin shpesh gjëra që konsiderohen jo fort të përshtatshme për t’u thënë në publik nuk i shpëton as Britney Spears, Aguilera e Timberlake.
Paris Hilton, trashëgimtare e dinastisë Hilton
Çdo femër duhet të ketë katër kafshë në jetën e saj. Një vizon në dollapin e rrobave, një jaguar në garazh, një tigër në shtrat, dhe një gomar që paguan për të gjitha këto.
Çfarë është “Wall Street Journal”? A është gjë e mirë? - Kur bashkë-autorja i librit të saj, Merle Ginsberg e përgëzoi se ishte bërë pjesë e listës së librave “best-seller” të “Wall Street Journal”.
Britney Spears, këngëtare
S’më ka pëlqyer asnjëherë të shkoj në Japoni. Për arsyen e thjeshtë se nuk më pëlqen të ha peshk. Dhe kam dëgjuar se peshku është shumë i përhapur andej nga Afrika
Unë gjithë i telefonoj kushërirës sime sepse jemi shumë të lidhura. Jemi pothuajse si motra dhe gjithashtu jemi shumë të lidhura ngaqë nënat tona janë motra.
Brooke Shields, aktore
Duhani vret. Dhe nëse ti vdes, humbet një pjesë shumë të rëndësishme të jetës.
Unë jam shumë naive për sa i përket financave. Kur njëherë mamaja ime më përmendi një shumë të caktuar, të cilën unë s’e kuptoja se sa ishte ajo më shpjegoi: “Është si të thuash tre Mercedezë”. Më pas e kuptova.
Mariah Carey, këngëtare
Sa herë që shoh televizor dhe shikoj ata fëmijë të gjorë në gjithë botën duke vdekur nga uria, nuk i shmang dot lotët. Dua të them se mua do më pëlqente të isha aq e dobët, por jo të kisha vërdallë gjithë ato miza e vdekje e gjëra të atij lloji.
Mua më pëlqente shumë Jordan. Ai ishte një prej atletëve më të mëdhenj të kohëve tona. (Kur dëgjoi për vdekjen e Mbretit të Jordanisë – në anglisht shkruhet Jordan).
Pamela Anderson, aktore
Epo ka disa gjëra, për të cilat nuk di shumë. Për shembull, strukturën e fjalisë nuk e kuptoj, ku fillon, ku është mesi i saj e ku mbaron.
Duhet thënë se kam qenë me fat. Nuk kam pasur nevojë të bëj shumë prova për rolet që kam marrë, thjesht kam ditur të fle me njerëzit e duhur.
Justin Timberlake
Unë i fus gishtat në hundë dhe s’më vjen fare turp ta pranoj një gjë të tillë. Nëse do të nxjerrësh një gjë nga hunda, bëje.
Christina Aguilera, këngëtare
Eeee, atëherë, ku do mbahet sivjet “Festivali i Filmit të Kanës”?
20:12 Posted in Humor | Permalink | Comments (0) | Email this

