HomePage

26.11.2007

Lajme të rralla

Gjykata ndalon gjyshen t’iu japë ëmbëlsira nipërve

Një gjyshe e ka të ndaluar ligjërisht t’iu japë ëmbëlsira nipërve dhe mbesave, pasi ata kanë probleme me dhëmbët. Gjyshja me emrin E.M. hodhi në gjyq vajzën e saj, pasi ajo e ndalonte të shihte 4 fëmijët e saj. Sherifi tha se E.M. iu çonte dy çanta plot me karamele sa herë i vizitonte. Atëherë gjykata i dha leje gjyshes t’i vizitonte fëmijët një herë në muaj, me kushtin që të mos iu jepte asnjë ëmbëlsirë. Atëherë kur vajza e saj e ndaloi t’i vizitonte edhe një herë në muaj dhe kontaktet u shkëputën në mars të vitit 2006, gjyshja iu drejtua gjykatës. Justifikimi i mamasë ishte se dy fëmijët e mëdhenj kishin vuajtur nga problemet me dhëmbët dhe kishin hequr disa dhëmbë. Ende nuk është vërtetuar se fëmijët i kanë hequr dhëmbët për shkak të ëmbëlsirave të gjyshes.

.......

Teksas, qyteteza me një shtëpi shitet për 3.8 milionë dollarë

Një milioner i panjohur në Itali sapo ka blerë një qytezë me një ndërtesë në Teksas për 3.8 milionë dollarë. Askush nuk jeton për momentin në qytezën prej 13 akrash me emrin Albert, rreth 60 milje në veri të San Antonios, por taverna e një dyqani të vjetër është hapur prej kohësh. Qyteti ka edhe një holl kërcimi 85-vjeçar, një strehë traktorësh, një shtëpi me tri dhoma, plus një pjeshkë dhe një arrë amerikane. Por para se i zoti i qytetit, Bobby Cave të firmosë marrëveshjen përfundimtare, ai duhet të sigurohet se oferta në adresën e ankandeve “eBay” është e ligjshme. Çmimi fillestar ishte 2.5 milionë dollarë, por u rrit në 3.8 milionë dollarë. Bridgeville, në Kaliforninë veriore ishte qyteti i parë i shitur në “eBay”. 83 akrat u shitën dy herë në të njëjtin sait, në vitin 2002 dhe një vit më vonë.

.......

Gjobitet 3100 dollarë se qeni kafshon pemët

I zoti i një qeni pitbull në Pensilvani do të paguajë 3100 dollarë, pasi ushqimi i preferuar i kafshës së tij janë lëvoret e pemëve. Këtë verë, Tyler Port e la të lirë qenin e tij, Rossma të shëtisë në park. Qeni me sa duket kishte zakon të përtypte lëvoret e pemëve. Port u padit menjëherë se dështoi ta mbante qenin nën kontroll. John Iorio, avokati që ka paditur qenin thotë se kërkon edhe 3100 dollarë të tjerë, për të mbuluar shpenzimet e tre pemëve të akacies. Port, 22-vjeçar thotë se qeni i tij është “magjepsur” pas pemëve dhe i pëlqen të kruajë dhëmbët në lëvoren e tyre. “Fëmijët vrapuan pas tij, prandaj unë e lejova”, thotë Port. “Sapo dikush u ankua, qeni e kuptoi dhe u largua nga pemët”, shton ai. Port kërkon nga gjykata të arrihet një rrugëzgjidhje.

.......

Makina me pedale, më e gjobitura në Toronto

Një automjet, i cili funksionon me pedale, gjobitet vazhdimisht nga policia, duke qenë automjeti më i gjobitur në rrugët e Torontos. Makina, një “Buick Regal” e vitit 1986, nuk ka motor, as transmision dhe asnjë sinjal, kjo është arsyeja pse i zoti i saj gjobitet çdo ditë. Makina fillimisht ndodhej në ekspozitën “Mercen Union”, por i zoti i saj mendoi se do të ishte më ekonomike se të tjerat dhe do të ishte më e vlefshme jashtë ekspozitës dhe kërkon ndihmën e gjykatës për të anuluar gjobat e marra. Artisti Michel de Broin thotë se ky automjet është ekspresioni i paradoksit, makina luksoze amerikane që funksionon me pedale, ose shpreh të drejtën për të pedaluar kundër të drejtës për të pedaluar një makinë.



1-vjeçari bie nga kati i tretë, shpëton pa asnjë gërvishtje

Një vogëlush, i cili shkoi këmba-dorës deri në dhomën e gjumit dhe u zvarrit në dritaren e katit të tretë ndërkohë që familja festonte “Ditën e falënderimeve”, ra në çatinë e dyqanit dhe jo vetëm që është gjallë, por nuk ka asnjë kockë të thyer. Brandon Prieber thotë se djali i tij 14-muajsh, Bradley ra nga dritarja e dhomës së gjumit të apartamentit të tetos në Brooklyn, SHBA. Të afërmit, të cilit ishin mbledhur në shtëpi gjatë kësaj kohe mendonin se dritarja ishte e mbyllur dhe askush s’e kishte vënë re mungesën e djalit. “Bradley ra nga kati i tretë mbi çatinë e një dyqani muzikor poshtë ndërtesës”, shkruhet në raportin e policisë. Babai i 1-vjeçarit, Priebe u tha policisë se djali nuk kishte pësuar asnjë goditje pas rënies, madje ai nuk i kishte vënë re asnjë gërvishtje. Vogëlushi ishte në gjendje të mirë shëndetësore edhe pasi kontrollit të mjekëve në spital. “Është një mrekulli”, thotë Anna Priebe, mamaja e djalit.

Këputet një copë nga krahu i avionit, piloti vazhdon udhëtimin

Një copë e krahut të një avioni pasagjerësh në Indonezi u shkëput, por avioni qëndroi përsëri në ajër. Të 144 personat zbritën shëndoshë e mirë në tokë kur avioni u ul në të njëjtën pistë nga ishte ngritur. Piloti “Boeing 737-400”, që operonte nga “Batavia Air” i uli shëndoshë e mirë të 138 pasagjerët dhe 6 anëtarët e ekuipazhit, edhe pse avioni kishte një pjesë mangët. Zëdhënësi i linjës ajrore tha se avioni edhe mund ta kishte vazhduar udhëtimin pa copën e krahut, por piloti vendosi të kthehej në aeroport.

Gratë e firmës së veshmbathjeve punojnë me këmisha nate

Një kompani veshmbathjesh në Tajvan i inkurajoi punonjëset femra të punonin me këmisha nate në 21 nëntor, duke e quajtur ditën si “Dita e këmishave për gra”. Qëllimi i kësaj feste ishte për të festuar rekordin e shitjeve të dy muajve të fundit. “E kemi pritur këtë ditë gjithë muajin”, thotë një punonjëse. Për shumë se 90 për qind e femrave e pranuan sfidën. Zhang Yufend, 32-vjeçarja nënë e dy fëmijëve pranoi: “Kam qenë në dietë për t’u përgatitur për këtë ditë. Meshkujt sot ishin shumë të sjellshëm me ne”.



Shërbimi dentar më i mirë në botë

Kailesh Solanki, i cili është dentist në Traffort, ka marrë masa ekstreme për të qetësuar nervat e pacientëve. Ai kombinon terapinë e aromaterapisë, manikyrit, kufjeve me muzikë dhe pamjet vizuale të filmave artistikë. Të gjitha këto ndodhin kur pacienti është ulur në ndenjëse dhe dentisti punon. Praktika e tij, “Kissdental”, ka fituar titullin “Praktika më e mirë e vitit”. Për pacientët që kanë me dhjetëra orë punë në klinikën “Flixton”, Kailesh ka ndërtuar një vidiotekë me filma. Ata që kanë vetëm takime të shkurtra mund të shohin pjesë filmime nga serialet “Friends” dhe “Only Fools and Horses”. Prandaj në vend të dhimbjes, problemi më i madh për pacientët do të jetë ai si t’i shpëtojnë të qeshurave. Trajtimi novator i Kalilesh u ka pëlqyer pacientëve, të cilët qëndrojnë edhe më shumë në kafen e klinikës. Kailesh, 27-vjeçar, ka filluar të praktikojë shërbimet manikyrit dhe pedikurit tek pacientët dy vite më parë. Ai thotë: “Disa pacientë janë shumë të trembur. Shtatëdhjetë përlind e atyre që shfaqen në derë shtangin nga frika. Ndoshta kanë patur eksperienca të këqija në të kaluarën dhen nuk kanë kurajën të ulen në ndenjësen e dentistit”. Kailesh përdor kufje që shuajnë 80 për qind të zhurmës së turjelës, ndërsa filmat pacientët i shikojnë përmes një palë syzeve speciale, të cilat pacientit i duket sikur ndodhet para ekranit. “Ndjehem mirë kur pacientët kthehen përsëri gjashtë muaj më vonë duke buzëqeshur”, thotë ai.

.......

Goditet nga e fejuara se s’kishte flokë

Një burrë u rrah dhe u grabit nga e fejuara dhe vjehrrit në Indi, pasi ata zbuluan se ai ishte qeros dhe mbante paruke. Prahbir Das, nga Dispur në Assam, u tha policisë se e fejuara i kishte hequr parukën pas darke dhe filloi ta godiste se i kishte fshehur faktin se ishte tullac. Edhe prindërit e saj u bashkuan me të, duke i grisur parukën dhe duke i marrë 33-vjeçarit kuletën, telefonin celular, motoçikletën si “dënim për mashtrimin. Zoti Das kishte nxjerrë njoftimin në gazetë për një nuse, por s’kishte treguar gjithë të vërtetën.

.......

Ushtari britanik martohet në distancë

Një ushtar që shërben me Ushtrinë Britanike në Basra, është “martuar” me të dashurën e tij, edhe pse çifti ndodhet me mijëra kilometra larg njëri-tjetrit. Ceremonia e çuditshme u organizua në një tendë në shkretëtirën irakene. E dashura e tij, 21-vjeçarja Josephine Aggrey, mori pjesë nën një ceremoni tradicionale në Ghana. Vikari bëri fjalimin normal dhe vëllai i LBdr Lomotey-t qëndronte pranë saj dhe vendosi unazën në gisht. Në të njëjtën kohë në Basra, shokët e regjimentit, me një grumbull tullash të cilave u kishin veshur një palë rroba plazhi në vend të Josephine-s, organizuan ceremoninë e tyre.



Rekordi i mesazheve: 45 sekonda për 160 karaktere

Një adoleshent në Zelandën e Re ka thyer rekordin duke shkruar me sy mbyllur një mesazh me 160 karaktere për 45 sekonda. Elliton Nicholls 17-vjeçar, theu rekordin e mëparshëm prej 83 sekondash dy herë, duke e dërguar mesazhin në 51 sekonda në përpjekjen e dytë dhe më pas në 45 sekonda në përpjekjen e katërt. “Jam praktikuar çdo 20 minuta çdo ditë gjatë javës së kaluar, e dija se mund ta bëja, mjafton ta fiksoja frazën në mendje”, thotë ai. Adoleshenti ka prishur tastierën e katër telefonave celularë më parë. Ai thotë se dërgon rreth 50 mesazhe me tekst në ditë. Babai thotë se i dhuron Elliot-it një kopje të librit “Gines” të rekordeve çdo Krishtlindje, prandaj nuk ishte i habitur për faktin që djali do të provonte diçka të çuditshme. Teksti i dërguar ishte “Piranhas-i me dhëmbë brisk, i llojit “serrasal musand pygocentrus” është peshku më i egër i ujit të freskët në botë, në të vërtetë ata rrallë sulmojnë njerëzit”. Mesazhi i Elliot-it duhet të përkonte ekzaktësisht me të, përfshirë hapësirat, shenjat e pikësimit dhe gramatikën pa asnjë gabim. Ai thotë se nëse dikush tjetër ia merr rekordin, ai do ta provojë përsëri, por tani për tani do t’i rikthehet librave dhe të përgatitet për provimet.

.........

Shoferët esëll shpërblehen me një gjel deti

Shoferët esëll që kalojnë në pikën e kontrollit në Salinas do të marrin nga një gjel deti dhuratë. Brenda një ditë do të shpërndahen rreth 300 gjela të pjekur për shoferët që kalojnë me sukses testin e kontrollit për alkool këto ditë. Kjo është shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Sikur ta dinin të gjithë shoferët do të dyndeshin drejt këtij postblloku, por vendndodhja e tij po mbahet sekret. Departamenti i policisë në Salinas dhe Projekti për sigurinë në rrugë po bashkojnë forcat për dhuratat e gjelave.

.........

Alabama, diplomohet për 100 vjetorin

Një grua nga Alabama mori diplomën e gjimnazit në përvjetorin e 100-të. E moshuara që e ka kaluar jetën në West Coast pasi la shkollë, mori diplomën e nderit të gjimnazit në festën e ditëlindjes. Me dhjetëra kushërinj nga Uashingtoni, Oregoni dhe Kalifornia u mblodhën në restorantin “Ivey” për t’i uruar përvjetorin e 100-të dhe për të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit. Ajo e la shkollën në vitin 1925, së bashku me shoqen e ngushtë dhe një shoqe tjetër. “Kujtonim se dinim më shumë se mësueset”, thotë



Kopsht për burra kur gratë të bëjnë pazar

Një bar në Gjermani ka menduar përgjigjen ideale për gratë që duan të shëtisin dyqanet në paqe, pa stresin e ankesave të partnerëve të tyre – një kopsht për burrat. Për 11.80 dollarë, një grua mund ta lërë burri në “Noxbar” në qendër të qytetit Hamburg, ndërkohë që ajo bën Pazar. Gruaja mund të shëtisë në dyqanet tërheqëse të qytetit, ndërsa burri do të jetë i zënë dhe do të merret me lojërat për të rritur. Burrave u jepet një stemë dhe një vakt i nxehtë, dy birra, futboll në televizor dhe lojëra. Dy “edukatore” të trajnuara duhet të kujdesen për ta. Brenda këtij kopshti gjenden dhe ambiente për gara në miniaturë me makina. “Maennrgarten” ka pasur sukses në Hamburg dhe mund të jetë fillimi i një lëvizjeje të re në të gjithë Gjermaninë dhe pjesën tjetër të botës, për të larguar stresin e pazarit tek të dyja gjinitë. Kërkesat ishin të mëdha në javën e parë të hapjes, jo më pak se 27 gra “i hoqën qafe” parterët ditën e shtunë. Ato mund t’i lënë burrat deri në orën 6 të pasdites, para se t’i marrin që t’u mbajnë çantat në shtëpi. Ideja lindi kur një grua që bënte pazar me burrin, kërkoi patjetër një mënyrë për të shëtitur dyqanet në paqe.

.......

Romeo futet fshehurazi në burg 13 herë

Një Romeo i dashuruar është akuzuar për hyrje fshehurazi në një burg të Sidneit në 13 raste për të parë të dashurën e tij. Dave Clarke, 35-vjeçar nga Kingswood, doli para gjykatës së burgut “Parramata” me 13 akuza për hyrje pa leje në një vend dënimi. Clarke supozohet të ketë përdorur emër të rremë dhe një kartë pensioni të Arthur Beacroft për të parë të dashurën me të cilën janë lidhur 15 vite më parë, Virginia Hancock. Hancock, e cila është shtatzënë me fëmijën e tretë të çiftit, është dënuar 4 muaj për përdorim droge.

.......

SHBA, prindërit vuajnë nga mungesa e “babisiterave”

Shumë familje në SHBA po bëjnë planet e pushimeve. Por familjet me fëmijë kanë shumë pak shpresa, pasi shumë qytete po “vuajnë” nga mungesa e kujdestarëve për fëmijë. Linda Robertson, nga Greensboro, Karolina e Veriut, thotë se çdo vajzë 15-vjeçare në qytet është e zënë duke luajtur futboll ose në palestër. Prindërit me fat që do të gjejnë “bebisitera” gjatë periudhës së pushimeve i duhet të paguajnë për privilegjin. Disa marrin 7 dollarë në orë, dhe më shumë nëse është më shumë se 1 fëmijë.




Për të pestën herë, kampion tek “Gënjeshtari më i madh në botë”

Ky kampionat është i vërtetë. Gënjeshtari më i madh në botë është kurorëzuar pasi tregoi një histori për një nëndetëse gjermane të Luftës së Dytë Botërore që kishte pushtuar Britaninë për të kapur dekoderat e televizionit dixhital. John Graham, “John gënjeshtari”, fitoi konkursin e përvitshëm të historive të gjata, i cili mbahet në Bridge Inn, në Santon Bridge. Graham, që e ka fituar titullin pesë herë më parë, tha se kishte zënë një merluc 2.7 metër të gjatë. “Ishte një histori e vërtetë”, insistoi Graham në transmetimin radiofonik të “BBC”-së dje. Ngjarja tërheq turistë dhe konkurrues nga e gjithë bota. Konkurruesit kanë pesë minuta për të treguar historinë më të madhe të dëgjuar ndonjëherë. Politikanët dhe avokatët nuk lejohet të regjistrohen.

........

Hajduti njofton policinë kur gjen fëmijën në makinë

Një hajdut që grabiti një makinë në Melbourne, Australi, e la automjetin dhe njoftoi policinë kur pa një fëmijë që flinte në ndenjësen e pasme. I zoti i makinës e kishte lënë motorin ndezur, ndërsa vetë ndodhej në pikën e karburantit për të blerë një gazetë. Brenda disa minutash u kthye dhe pa se makina kishte avulluar, por më vonë mori një telefonatë nga policia, që thoshte se makina i ndodhej disa milje më larg. Rreshteri i policisë, Colin Clarke thotë për “Australian Broadkcast Corp”, se, “ishte mundësi e rënë nga qielli për krim”, duke qenë se motori ishte lënë ndezur. Ai e justifikoi hajdutin duke thënë se veproi në mënyrë të përgjegjshme duke njoftuar për sigurinë e 4-vjeçarit.

........

6-vjeçari pezullohet nga shkolla për vizatime të dhunshme

Babai i 6-vjeçarit në shkollën “Little Butte” mendoi se mësuesit po e tepronin kur pezulluan djalin, Ryan Weathers, për vizatime të dhunshme dhe se kërcënoi nxënësit. Fëmija u dënua këtë fundjavë pasi vizatoi dikë që godiste një tjetër në kokë me armë. Drejtori e dërgoi 6-vjeçarin në shtëpi kur prindërit e tjerë u ankuan duke thënë se me këtë veprim ai kishte kërcënuar fëmijët e tjerë. “Nuk është një fëmijë i dhunshëm”, thotë Weathers. “Nuk donte t’i bënte keq askujt”, shton babai i shqetësuar. Raporti disiplinor që i është dhënë Weathers shkruante se arsyeja e dënimit ishte se djali “kërcënoi të godiste në kokë dy vajza duke i treguar vizatimin”. Vizatimi ishte frymëzuar nga një episod i filmit vizatimor “The Simpsons”.

........

Piloti ul helikopterin të mbledhë kërpudha për mamanë

Një pilot i forcave ajrore të Tajlandës është ndaluar të fluturojë, pasi uli helikopterin në një fshat të mblidhte kërpudha të egra për mamanë. Forcat ajrore urdhëruan dënimin dhe filluan të hetojnë, pasi fshatarët në provincën perëndimore të Kanchanaburi-t i raportuan incidentin policisë. Banorët e fshatit thanë se një helikopter u kishte fluturuar mbi koka para se të ulej dhe disa prej tyre ishin afruar të shihnin, por s’e kishin gjetur pilotin pranë helikopterit. Kur ai u kthye, i tha se kishte shkuar të mblidhte kërpudha për mamanë. Piloti është dënuar për braktisje të helikopterit pa lënë dikë që të kujdesej për të dhe për shkelje të rregullave të tjera.




Papagalli tregon për tradhtinë e të dashurës

Një anglez i dëshpëruar e mësoi të vërtetën e tmerrshme se e dashura po e tradhtonte drejt e nga goja e papagallit të tij. Papagalli Ziggy, shpendi shtëpiak i Chris Taylor, këlthiste “ç’kemi Gary” sa herë binte telefoni i të dashurës së tij, Suzy Collins. Shpendi afrikan gjithashtu bënte dhe zhurmën e të puthurave sa herë e dëgjonte emrin “Gary” në televizor apo radio. Fillimisht e habiti të zotin, Chris Taylor, një programues kompjuteri, dhe e mori veprimin e papagallit si diçka që kishte mësuar nga televizori. Por ditën tjetër ai u afrua në kolltukun e apartamentit të tyre në Leeds, dhe Ziggy bërtiti me zërin e Suzy-it, “unë e dua Gary-in”. Atëherë ia zgjidh goja. Punonjësja e centralit, zonja Collins, 25-vjeçare, shpërtheu në lot dhe rrëfeu se mbante një lidhje prej 4-muajsh me një koleg pune. Rrëfimi i saj i dha fund lidhjes 2-vjeçare. Zoti Taylor, 30-vjeçar, në të njëjtën kohë u nda dhe nga papagalli i tij, pasi vazhdimisht nxirrte emirin e të dashurit. Ai thotë se nuk i vinte keq për ndarjen nga Suzy pas asaj që bëri. Por i theu zemrën ndarja nga 8-vjeçari Ziggy. “Humba të dashurën dhe mikun më të mirë njëherësh. Por ishte një torturë ta dëgjoja të përsëriste emrin Gary vazhdimisht”, thotë ai.

......

Të burgosurat duan satelit të shohin futboll

Të burgosurat e Institutit të Korrigjimit në kontenë Clayton, në Atlanta, duan leje të blenë një televizion satelitor. Kjo kërkesë përforcohet edhe nga gardianet e burgut, të cilat thonë se 226 të burgosurat do të jenë të zëna duke parë futboll. Paratë e nevojshme, rreth 100 dollarë në muaj, do të mblidhen nga komisionet e burgut dhe nga telefonat me pagesë, të cilat vitin e kaluar ishin 41 mijë dollarë. 90 për qind e të burgosure duan të shohin futboll.

......

Një ari në listën e të kërkuarve për grabitje

Policia në Nju Xhërsi thotë se një ari i zi dyshohet të ketë grabitur një transportuese personash dhe e ka marrë për një xhiro. Polici Dave Dehardt e gjeti automjetin në anë të rrugës, pranë qytezës Vernon. Dritarja e pasagjerit ishte thyer dhe panelet e dorës ishin dëmtuar. Zëdhënësi thotë: “Jemi të vendosur se ishte ari, pasi gjetëm provat brenda”. Mesa duket, ari ka liruar frenat e dorës, ka shtypur gazin dhe e ka zhvendosur larg shtëpisë së të zotit.



Mësuesi vret rakunin me ngulësen e gozhdave në oborr

Një mësues biologjie në Arkansas vret rakunin me ngulësen e gozhdave si eksperiment shkollor. Mësuesi i gjimnazit Alvin Lievsay thotë se një prin i premtoi t’i sillte në shkollë një rakun për ushtrimin, por e habiti atë duke i sjellë një kafshë të zënë kurth të gjallë. Lievsay “i cili për parë ka punuar si kasap”, thotë se e nxori kafshën jashtë dhe e goditi me ngulësen automatike të gozhdave. Lievsey thotë se asnjë nxënës nuk ishte dëshmitar i ngordhjes së kafshës dhe as edhe njëri prej tyre nuk kërkoi të dalë nga klasa. Ai e përdori rakunin për të treguar si të rrjepë një kafshë dhe të hetuar përmbajtjen e stomakut. Ky veprim mjaftoi që ditën e nesërme para zyrës së drejtorit të mbanin radhë me dhjetëra prindër të irrituar. Drejtori i shkollës të mesme në Huntsville thotë se i ka tërhequr vërejtjen mësuesit për aktin e panevojshëm që kreu.

........

Lopët ikin me vrap kur shohin “McDonald”

Tetë lopë u arratisën sapo sapo dera e prapme e një trajleri hapet para një fabrikës së përpunimit të “McDonald’s” në West Haven, Utah. Shoferit iu deshën më shumë se 2 orë për t’i mbledhur. Një banor pranë madje doli vullnetar t’i kërkojë me kalin e tij. “Ndoshta ato e parandjenjë se do të bëheshin hamburgerë”, thotë Wayne Sanders. “Nuk po u besoja syve. Sapo hapa derën dhe i tërhoqa jashtë, ato “ia krisën vrapit” dhe u larguan me të shpejtë”, shton ai.

........

Angli, gjyshja ndalohet të blerë verë

Një gjysheje në Sussex nuk iu lejua të blejë një shishe verë, pasi nuk mund ta tregonte se ishte mbi 18 vjeç. Tina MacNaughton-Jones, 47-vjeçare mendoi fillimisht se shitësja po bënte shaka kur e pyeti të provonte se i kishte mbushur 18 vjeç. Shitësja gjithashtu nuk e lejoi as vajzën e saj 22-vjeçare të blejë verë, e cila e kishte kartën e identitetit, se mos ia jepte nënës së saj. Gjyshja me dy nipër nga Worthing thotë: “Njerëzit më thonë se dukem më e re se mosha që kam, por jo aq e re sa mos më lejojnë të blej alkool”.


Martohet me qenin për të larguar fatin e keq

Një person në Indinë jugore u martua me një qen në ceremoninë tradicionale hindu si dënim se goditi për vdekje me gurë dy qen të tjerë. Gazeta “Hindustan Times” citon 33-vjeçarin të ketë thënë se mendon se pas veprimit që kreu do të ketë fat të keq, dhe duke vepruar kështu shpreson të shlyejë fajin e bërë. P. Selvakumar martoi qenushen e rrugës me emrin Selvi, të zgjedhur nga pjesëtarët e familjes. Ata e kishin larë dhe veshur për ceremoninë në tempullin hindu në shtetin jugor të Tamil Nadu-së. Selvakumar thotë për mediat se fati i keq e ka shoqëruar që kur goditi me gurë dy qen 15 vite më parë. “Këmbët dhe duart mu ngathtësuan dhe nuk dëgjoja mirë nga i njëjti vesh”. Gazeta thotë se një astrolog i tha se martesa ishte e vetmja mënyrë për të kuruar mangësitë e tij, por nuk thotë nëse gjendja e tij është përmirësuar. Njerëzit supersticiozë në Indi shpesh organizojnë dasma me qenë apo kafshë të tjera, me besimin se do të shpaguajnë mallkime të veçanta. Qeni kishte veshur një mbulesë portokalli dhe një kurorë me lule. Gazeta shton se dhëndri dhe familja mbajtën një gosti ndërsa qeni hëngri një simite.

........

Përdor armën për të nxjerrë dadon e makinës

Një mekanik goditi me armë një dado “kokëfortë” në rrotën e djathtë të makinës, por lëndoi veten në të dy këmbët. 66-vjeçari kishte dy javë që riparonte automjetin “Lincoln Continental” në veri-perëndim të Londrës. Ai i kishte nxjerrë të gjitha bulonat përveç njërës, që e bëri të humbasë durimin dhe të marr armën. Ciflat e shkaktuara nga goditja i prekën këmbët dhe u ngritën deri tek mjekra. Zjarrfikësit i dhanë ndihmën e shpejtë dhe i nxorën dadon duke i qetësuar nervat.

........

Nju Jorku ndalon ushqimin e pëllumbave, gërryen infrastrukturën

Nëse rastis të udhëtoni në Nju Jork dhe kaloni në sheshet e mbushur me pëllumba, mbajini duart lart dhe larg thërrmijave të bukës. Sipas një propozimi të qytetit për të pakësuar tufat e zogjve, që shpesh cilësohen “si minj me krahë”, ushqyerja e tyre do të ndalohet rreptësisht. Këshilltarja e qytetit, Simcha Felder thotë se gjoba mund të arrijë deri në 1 mijë dollarë për ata që shkelin rregullat. Shkaku është se acidet e amoniakut dhe të jashtëqitjeve që lëshojnë ata ndryshkin hekurin dhe gërryejnë infrastrukturën.


Tajlandezi birëson fëmijë të dytë, krokodilin bebe

Deri më sot kishim dëgjuar gjithçka, por që një baba birëson një krokodil, këtë jo. Kjo është historia e një tajlandezi që humbi familjen, por jo shumë kohë më vonë gjeti një këlysh krokodili. Ai e rriti atë sikur të ishte djali i tij. Tani të dy janë të pandashëm. Personi i guximshëm u divorcua nga gruaja, gjë që e bëri të largohet edhe nga djali. Menjëherë pas divorcit ai u pushua edhe nga puna, duke përkeqësuar gjendjen e tij emocionale. Por gjithçka ndryshoi kur ai gjeti një krokodil, të cilit ia përkushtoi gjithë kohën e lirë. Ai e ushqen, e pastron, e vë të flejë në shtratin e djalit dhe e mbulon. Ku ka më mirë se kaq.

......

Angli, gazeta më e vogël në botë thyen rekordin

“First News” është gazeta më e vogël që është botuar ndonjëherë. Masa dhe forma nuk kanë rëndësi për lajmin, pasi është kjo gazetë për fëmijë nga mosha 7 deri në 14 vjeç që ka thyer rekordin. Ashtu si të gjitha gazetat e tjera ajo përmban lajme, vetëm se në format të vogël. “First News” është regjistruar në librin “Gines” të rekordeve si gazeta më e vogël në botë. Ajo u botua më 8 nëntor në Londër, Angli. Gazeta për fëmijë përmban lajme shkencore, lajme nga bota e kafshëve dhe krijime artistike. Në faqet e brendshme do të gjeni hapësirë për lojëra, lajme udhëtimi, lajme nga shkollat. Kjo gazetë ka një faqe enkas për prindërit dhe një për mësuesit.

......

Njeh vajzën e ëndrrave me anë të vizatimit “online”

Patric Moberg, një disenjator uebi përdori rrjetin pa mbarim të internetit për të kërkuar një vajzë me faqe të kuqe me të cilën ra në dashuri në metro. Ai publikoi numrin e telefonit dhe adresën e internetit në të cilën të gjithë ata që e njihnin vajzën e vizatimit mund ta kontaktonin. “Po vija në punë sot kur papritur pashë këtë vajzë në metronë e Nju Jorkut. Sapo mbërrita në punë e vizatova dhe e publikova foton e saj në internet. Ishte thjesht një vizatim me dorë të lirë, por brenda 48 orëve unë e gjeta. Është e habitshme”, thotë ai. “Brunia e mistershme” është Camille Hayton. Një miku i saj i dërgoi një foto Moberg-ur, i cili e njohu menjëherë.

......

Tanzani, doktorët i operojnë këmbën në vend të kokës

Një i sëmurë nga migrena, Emmanuel Mgaya është operuar në këmbë, edhe pse nuk kishte asnjë problem me to. Një spital në Tanzani ka ngatërruar dy pacientët që kanë të njëjtin e emër, gjë që rezultoi në një ngatërresë kirurgjikale. Emmanuel Didas u shtrua për të operuar gjurin pas një aksidenti me motor, por tani e ka marrë veten pas kirurgjisë në kokë. Ndërkohë pacienti i migrenës po e merr veten nga operacioni i paplanifikuar në këmbë. Të dy janë të shtruar në të njëjtin spital dhe do të kryejnë operacionet e duhura pasi t’i jetë mbyllur plaga e të parit. Të afërmit e të dy personave kanë kërkuar të kryhen hetimet e menjëhershme për këtë ngatërresë, ndërsa doktorët e spitalit Muhimbli nuk duan të komentojnë në lidhje me këtë incident.




SHBA, arrestohet se kafshon buzën e të dashurit

Policia amerikane ka arrestuar një grua se kafshoi buzën e të dashurit. Në padinë e ngritur prej tij në kontenë King të Seattle-it, shkruhet se gruaja nga Uashingtoni i shkaktoi dhimbje të përkohshme. “Dy të dashuruarit u puthën disa herë të mërkurën pasdite, kur, pa qëllim, ajo i kafshoi buzën e poshtme pa e paralajmëruar”, shkruhet në raport. Ai menjëherë njoftoi policinë, e cila mbërriti në shtëpinë e periferisë së Seattle-it dhe e gjeti personin të ulur në divan. “Dukej qartë se ai kishte dhimbje, por mund të fliste”, thotë sherifi i kontesë, John Urquhart. Menjëherë i plagosuri u dërgua në spital ku mori ndihmën e parë. Pas padisë së ngritur prej tij policia nisi menjëherë hetimet. Autoritetet thonë se gruaja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, i rezistoi arrestimit. Ajo u arrestua për dhunë shtëpiake, por ende nuk është dënuar. Pas lirimit me kusht ajo u kthye në shtëpinë e të dashurit të saj.

........

Merr vrasës me pagesë se prindërit s’e linin të luante me kompjuter

Si gjithë prindërit në botë, edhe Shannan dhe Joey Troiano ishin të shqetësuar për notat e ulëta në mësime të djalit, Cory Ryder, dhe e dënuan duke i konfiskuar “PlayStation”-in dhe televizorin. Por ndryshe nga djemtë e mirë, 16-vjeçari po planifikonte të punësonte një vrasës me pagesë. Për fat të mirë, e ëma e dëgjoi në telefon dhe nga ana e saj planifikoi një operacion sekret me policin që hiqej si vrasësi me pagesë. Plani i adoleshentit u zbulua dhe para gjyqit do të qëndrojë në burgun e të miturve në Uashington.

........

Mijëra banane përfundojnë në bregun holandez

Me mijëra banane kanë dalë në bregun e dy ishujve të Holandës veriore ditën e djeshme, pasi 6 kontenierë ranë nga anija kargo gjatë një stuhie dhe u hapën. “Besoj se të gjithë në ishull duhet ta kenë nga një tufë”, thotë Gossen Buren, një punonjës i transportit. Bananet kanë mbuluar më shumë se një kilometër të plazhit të ishullit Terschellilng, 70 milje nga veriu i Amsterdamit. Bananet kanë mbushur edhe ishullin fqinj, Ameland. Një vit më parë me mijëra këpucë tenisi, valixhe alumini dhe lodra fëmijësh mbërritën në breg. 20 vite më parë bregu u mbush me pulovra.

19:59 Posted in Lajme | Permalink | Comments (0) | Email this

Peshku, ushqimi që na bën të jetojmë 100 vjeç

Në një botë high-tech, ku shkenca dhe mjekësia ecën me hapa gjigantë, nuk është e vështirë të jetosh 100 vjeç, madje të bësh edhe një jetë të shëndetshme, nëse zbaton me përpikmëri rregullat e domosdoshme për organizmin. Vetëm kështu mundësitë për të jetuar "sa të duash" janë të mëdha. Sipas asaj që shkencëtarët thonë, ndër këto rregulla kryesore përfshihen stili i jetesës dhe ushqimet. Në të vërtetë nuk ka studim, sidomos ata që i "kushtohen" jetës së shëndetshme dhe jetëgjatësisë, që të mos përmendet peshku dhe perimet. Por jo vetëm kaq, peshku është edhe ushqimi më i dashur në recetat e dietologëve, duke e kaluar mishin pa asnjë vështirësi. I pasur me përbërës ushqimorë thelbësorë është mjaft i dobishëm për organizmin tonë, ndaj këshillohet të përdoret më shumë se tri herë në javë. Është partneri më i vjetër i verës, ilaçi më i mirë për shumë sëmundje dhe ushqimi i padiskutueshëm i darkave fisnike. Ndihmon në uljen e kolesterolit të keq në gjak, parandalon alzhaimerin, demencën, forcon kockat dhe na bën më inteligjentë. Vaji i tij lehtëson qarkullimin e gjakut, përdoret në rastin e pezmatimit të nyjeve dhe në disa raste, mund të përdoren për trajtimin e ekzemës, migrenës.

I domosdoshëm

Në botë "jetojnë" më shumë se njëzetmijë lloje peshqish dhe pothuajse të gjithë përmbajnë proteina që asimilohen mirë. Ato përmbajnë aminoacide, shumë të domosdoshme për organizmin e njeriut, si isoleucina apo valina, që ndikojnë në formimin e muskujve apo të glutamines, që vepron kundër lodhjes. Peshqit përmbajnë shumë proteina, madje edhe më shumë se mishi (në 100 gramë peshk gjenden 27 të tilla). Më të pasurit me proteina

janë peshku ton dhe barbuni me 24 gramë. Vitaminat dhe proteinat janë të domosdoshme për sistemin nervor, muskujt dhe kockat. Po ashtu, ata përmbajnë kalcium, fosfor dhe jod i nevojshëm për prodhimin e hormoneve të tiroideve e mjaft i rëndësishëm për krijimin e embrionit të bebes, si dhe në moshën e pubertetit të fëmijëve. Por nuk duhen lënë pa përmendur edhe elemente të tjera si fluori, kobalti, magnezi, kaliumi, bakri, dhe seleniumi. Në të gjendet edhe një sasi e madhe vitaminash, ku më e rëndësishmja është vitamina A, që vepron kundër dobësimit të shikimit në errësirë, vitamina D, e domosdoshme për forcimin e kockave dhe rakitizmit te fëmijët. Është e vërtetë se peshku përbën ushqimin kryesor për një numër të madh njerëzish që nuk e fusin fare në gojë mishin. Peshku përmban vitaminën B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë dhe vitaminat B2, B12.

Ilaçi i shumë sëmundjeve

Peshqit janë të pasur me Omega 3, ose ndryshe acide yndyrore të pangopura dhe mbrojtëse ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Janë pikërisht këto acide që ndihmojë të jesh energjik, të shtojnë tonalitetin e muskujve dhe të ulin peshën e tepërt. Por, ato janë edhe shumë delikate dhe shkatërrohen shpejt në temperatura të larta. Për të ruajtur vlerat e tyre është mirë të gatuhen në avull. Yndyrat e peshkut ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq LDL, duke ruajtur njëkohësisht kolesterolin e mirë HDL. Brenda tij gjenden edhe acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi ekozapentanoik) etj. Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit në Angli, pas vitesh të tëra studimi te njerëzit mbi 65 vjeç që konsumon vazhdimisht peshk rreth dy ose tri herë në javë, arritën në përfundimin se toni apo peshqit e pjekur në zgarë e pakësojnë rrezikun e vdekjeve nga problemet kardiake. Po kështu, studimi më i fundit i bërë te gratë shtatzëna thanë se ngrënia e një sasie të konsiderueshme peshku gjatë 9 muajve të shtatzënisë (rreth 340 gramë në javë) ndikonte mjaft në inteligjencën e fëmijëve. Gratë që e kishin konsumuar vazhdimisht këtë produkt, jo vetëm që lindnin fëmijë më të zgjuar, por edhe kishin një shikim më të mirë. Nga ana tjetër, peshku këshillohet shumë gjatë periudhës së shtatzënisë, pasi këto gra kanë një nevojë shumë të madhe për hekur.

Historia e ushqimit "antik"

Peshku ka qenë i pranishëm në jetën e njeriut gjatë gjithë historisë së shoqërisë njerëzore, jo vetëm si ushqim, por edhe si element simbolik apo shprehje e mitologjive të vjetra, që nga koha e paganizmit dhe më vonë i qytetërimeve të tjera, si antikiteti greko-romak. Të gjithë kemi dëgjuar të flitet për njeriun amfib apo për Afërditën, Erosin, madje edhe për përbindëshit Typhon, që ishin gjysmë peshq dhe gjysmë njerëz e hyjni. Të tilla ishin dhe sirenat që iu shfaqën Odiseut gjatë kthimit të tij nga Itaka. Por, peshku ka qenë njëkohësisht edhe burimi i jetës dhe i ekzistencës së njeriut, madje një nga ushqimet më të pastra dhe të ushqyeshme të tij. Në vende të ndryshme të botës ka popuj që peshkun e konsumojnë të gjallë, si për shembull aziatikët dhe kryesisht japonezët apo indo-kinezët. Sot gatimet e detit dhe sidomos peshku, janë ndër më të shtrenjtit në të gjitha restorantet, si ato elegante ashtu edhe ato më të thjeshtit. Vërtet nuk mund të ketë ilaç më të mirë se sa të "marrësh" tri herë në javë nga goja një pjatë peshk, një gotë verë dhe një pjatë me sallatë jeshile apo perime të ziera, sepse, sipas studimeve më të fundit, nga mënyra e të ushqyerit rezulton se tumori prek 1 person ndër tre të tillë. Kështu, përveç ushqimeve që duhen evituar, për të shmangur rrezikun për t‘u sëmurë ekziston edhe një meny antitumor, që specialistët këshillojnë se duhet përdorur patjetër çdo ditë. Që frutat dhe perimet të bëjnë shumë mirë për shëndetin, këtë e kemi ditur prej kohësh, por në brendësi të këtyre kategorive kërkuesit kanë filluar të individualizojnë ushqimet për t‘u përdorur si armë specifike kundër llojeve të caktuara të tumoreve. Këtu, sigurisht që bën pjesë peshku vera dhe sallatat.

19:52 Posted in Shëndeti | Permalink | Comments (0) | Email this

18.11.2007

Thesaret e humbura në historinë e kohës

Shumë nga mbytjet e anijeve më të famshme të botës, varret dhe relikat e historisë ende mbeten mister. Tani që rreth 1500 satelitë aktivë ndodhen në orbitën e Tokës dhe popullsia humane po i afrohet 7 miliardëshit, ju ndoshta mendoni se çdo gjë me vlerë në planet do të ishte zbuluar deri tani.
Por objektet më të famshme të historisë, që nga “Grali i shenjtë” dhe tek aeroplani i humbur i Amelia Earhart, ende mbetet të zbulohen. Diku larg bregdetit të Kolumbisë qëndron “San Jose”, një galion i fundosur spanjoll që mendohet se mban më shumë se 1 miliardë dollarë pasuri. Arkeologët kanë kaluar dekada në kërkim të varrit të humbur të mbretëreshës Nefertiti të Egjiptit. Dhe në që mes të shekullit të 16-të, askush s’e ka parë muralen e Leonardo da Vincit, të cilin shumë prej bashkëkohësve e konsiderojnë kryevepra e tij. Gazeta “The Wall Street Journal” ju tregon për disa prej tyre, arsyeja pse ndodhen në fillim të listës së objekteve më të kërkuara dhe se kush i kërkon. Jennifer Saranow është gjahtarja e teknologjisë së lartë që po i kërkon. Falë teknologjisë së lartë të kërkimit kjo do të jetë më lehtë në ditën e sotme.

1. Anija “San Jose”

“San Hose” është anija më e pasur që është fundosur ndonjëherë. Këtë e thotë Bob Cembrola, muratori i historisë së detit në Kolegjn “U.S. Naval War” në Newport. Pasi u ça nga një skuadër angleze larg bregdetit të Kolumbisë në vitin 1708, “San Jose” u fundos me 600 burra në bord. Thesari i tij, i cili përfshin monedha ari dhe argjendi, do të kishte një vlerëperj 150 milionë dollarësh. Disa thonë se vlera shkon deri në 10 miliardë dollarë. Masa e thesarit është çështja që debatohet edhe sot. Vlerësimet angleze të kohës thonë vlerën prej 50 milionë pesove spanjolle, ndërsa Gabriel Garcia Marquez e rrit edhe më shumë këtë vlerë në romanin “Dashuri në kohën e kolerës”.

2. Dhoma e qelibartë

Një nga kryeveprat e artit barok, “Dhoma e qelibartë” ishte një dhuratë nga mbreti Frederick William I” i Prusisë për Pjetrin e Madh në vitin 1716. U vendos në pallatin veror të perandorit rus, Tsarskoye Selo. Muret ishin të veshura me qelibar, pasqyra dhe mozaikë mermeri. Një ambasador britanik e përshkroi si mrekullia e tetë e botës. Kur nazistët pushtuan Rusinë në vitin 1941, muret gati në të rënë nuk i mashtruan gjermanët, të cilët e çmontuan dhe e transportuan thesarin në një kështjellë në Kalinigrad, Rusi për ta ekspozuar. Në janar të vitit 1945, dhoma u evakua dhe thesari s’u pa më. Disa thonë se thesari është fundosur me një anije ruse në vitin 1945.

3. Varri i Nefertitti-t

Egjiptologët e dinë se kjo mbretëreshë ka jetuar në shekullit e 14-të pra Krishtit, dhe u martua me faraonin Akhenaten dhe pati gjashtë vajza. Ata e dinë edhe si dukej falë një busti të famshëm. Por për shkak se varri i saj ende nuk është gjetur, ata s’e dinë si ka vdekur apo çfarë i ndodhi. Pas shekullit të 12-të të mbretërimit të burrit të saj, emri i saj zhduket nga të dhënat arkeologjike. “Varrin e saj duan ta gjejnë të gjithë”, thotë Nicholas Reevens, një egjiptolog në Kolegjin “Eton” në Mbretërinë e Bashkuar. “Jo vetëm për pasuritë që përmban, por sepse Nefertiti është hallka e humbur”, shton ai. Një ekspeditë e vitit 2005 ka zbuluar shumë varreza të tjera, po jo varrin e mbretëreshës së mistershme.

4. Grali i shenjtë

Ende nuk është e qartë se çfarë grali i shenjtë është. Historianët thonë se përmendet për herë të parë në vitin 1190 në një poemë të Chretien i Trojës. Autori e përshkruan gralin, por kurrë nuk thotë se çfarë është. Shkrimtarë të mëvonshëm, mes tyre dhe Eucharist, e përshkruajnë si kupa që Jezusi mbajti në Darkën e Fundit. Në fund të shekullit të 19-të, grali u bë simbol misticizmi dhe ritali. Fakti që historianët mendojnë se është thjeshtë një mjet i figurshëm, nuk i ka ndalur njerëzit ta kërkojnë. Alfredo Barbagallo, një skolar mesjetar italian, bson se “Grali i shenjtë” ndodhet në katakombet nën Bazilikën e Shën Lawrence, jashtë mureve të Romës.

5. Beteja e Anghiar-it

Në vitin 1503, Leonardo da Vinci u caktua të dekorojë një holl në pallatin Vecchio në Florence. Ai punoi atje për 18 muaj me një mural të “Betejës së Anghiari”-t, që u luftua nga trupat e Florentine-s në vitin 1440. Ai përdori vaj në vend të teknikës tradicionale të afreskeve, para se ta linte të papërfunduar në vitin 1506. Megjithëkëtë, bashkëkohësit e da Vincit e konsiderojnë si kryevepra më e madhe. Në mes të shekullit të 16-të, Cosimo de Medici punësoi Giorgio Vasari-n të rimodelojë hollin dhe murali humbi. Historianët e dinë si duket nga skicat e hershme të Da Vincit. Murali ka inspiruar kryeveprat e Rubens dhe Pikasos.

6. Aeroplani i Amelia Earhart

Amelia Earhart donte të ishte personi i parë që fluturonte rreth e rrotull globit pranë Ekuadorit. Më 2 qershor të vitit 1937, ajo dhe Fred Noonan u nisën nga Lae, ajo që tani ndodhet në Papua New Guinea, me aeroplanin “Electra 10-E”. Ata s’u panë kurrë më. Për 19 orët e para të udhëtimit të tyre prej 2,556 miljesh, në radio dëgjoheshin vetëm “duket ta kesh ti, por s’e sheh”, dhe “gazi po mbaron”. Anija e Gardës Bregdetare i priste në Howland Island në Paqësorin qendror. Jo shumë vonë, anija mori mesazhin e fundit që thonte “veri dhe jug”. Kërkimet e deritanishme nuk kanë zbuluar asgjë. Një grup kërkuesish në ditën e sotme thonë se do ta gjejnë, duke qenë se teknologjia e re që do të përdorin është e pazëvendësueshme.

7. Varri i Genghis Khan

Askush s’e di ku është varrosur Genghis Khan. Ndërkohë që burimet historike thonë se luftëtari i madh ka vdekur gjatë një fushante në Kinën veri-lindore në vitin 1227, ata s’e zbulojnë vendbanimin e fudnit. Në vitin 1237, një ambasador kinez pohoi se kishte parë vendin e varrosjes së pushtuesit të madh dhe në vitin 1370 një shkrimtar kinez e emëroi vendin si “Kirelgu”, por misteri ende mbetet. Pasi lexoi një libër 55 vite më parë për një pushtues mongolian, avokati dhe tregtari Maury Kravitz u fiksua. Ai u nis për ekspeditë dhe mblodhi 1.5 milionë dollarë. Eksploruesit duruan mushkonjat dhe gjarpërinjtë helmues në Mongoli për dy vite, por veç skeleteve dhe poçeve nuk gjetën asgjë tjetër. Kërkimet do të fillojnë këtë verë, me 250 mijë dollarë të tjerë të mbledhur.

19:13 Posted in Histori | Permalink | Comments (0) | Email this

17.11.2007

Gjithçka që duhet të dini për planetin Tokë

1. Cili është vendi më i nxehtë në Tokë?
Ndoshta keni dëgjuar se është Lugina e Vdekjes në Kaliforni. E vërtetë në shumë ditë, por El Azizia në Libi regjistroi temperaturën prej 57.8 gradë Celsius në 13 shtator, 1922, temperatura më e lartë e matur ndonjëherë. Në Luginën e Vdekjes shkoi 57 gradë Celsius më 10 qershor, 1913.
2. Po vendi më i ftohtë?
Shumë larg prejt këtu, temperatura më e ftohtë e matur ndonjëherë në Tokë ka qenë -89 gradë Celsius në Vostok, Antarktikë, më 21 qershor, 1983.
3. Si krijohet bubullima?
Ajri gjatë një vetëtime nxehet jashtëzakonisht, gati pesë herë më shumë se temperatura e Diellit. Kjo nxehje e papritur bën që ajri të zgjerohet më shpejt se shpejtësia e zërit, gjë që e kompreson ajrin dhe formon një valë tronditëse; këtë ne e quajmë bubullimë.
4. A mund të pluskojnë shkëmbinjtë?
Gjatë një shpërthimi vullkanik, ndarja e dhunshme e gazit nga llava prodhon një shkëmb "të lehtë" që quajtur shkumë, e mbushur me flluska gazi. "Disa prej tyre mund të pluskojnë", thonë gjeologët. Pak persona i kanë parë, por më mirë të ndihemi me fat për këtë.
5. A mund të rriten shkëmbinjtë?
Po, por vëzhgimi i procesit është më pak interesant se sa të shohësh bojën si thahet në pëlhurë. Shkëmbinj të quajtur "kore hekur-mangan" rriten në malet nënujorë. Korja e mbledh materialin nga uji, duke u rritur me 1 milimetër në çdo milionë vite. Thonjtë mund të rriten aq çdo dy javë.
6. Sa pluhur hapësinor bie në tokë çdo vit?
Vlerësimet variojnë, por shkencëtarët thonë se të paktën 1 mijë milionë gramë, ose më mirë 1 mijë ton material hyn në atmosferë çdo vit dhe kalon në sipërfaqen e Tokës. Një grup shkencëtarësh thonë se mikrobet bien si shi nga hapësira dhe se organizmat jashtëtokësorë janë përgjegjës për epidemitë e gripit. Për këtë supozim nuk ka prova, prandaj mos e mbani frymën.
7. Sa larg e tërheq era pluhurin e zakonshëm?
Një studim i vitit 1999 tregoi se pluhuri afrikan shkoi deri në Florida. Pluhuri ngrihet lart nga erërat e forta të Afrikës së Veriut dhe fluturon deri në 6100 metra lartësi. Aty përfshihet në erëra të tjera dhe transportohet përtej detit. Po kështu edhe pluhuri i Kinës arrin deri në Amerikën e Veriut.
8. Ku ndodhet ujëvara më e lartë në botë?
Ujërat e Angel Falls në Venezuelë bien nga 979 metra lartësi.
9. Cilat janë ato qytete të mëdha amerikane të destinuara të bashkohen?
Dheu në San Andreas me drejtim nga veriu në jug po rrëshqet rreth 5 centimetra në vit, duke bërë që Los Anxhelos të lëvizë drejt San Franciskos. Shkencëtarët parashikojnë që Los Anxhelos do të jetë një lagje e qytetit pranë gjirit pas 15 milionë vitesh.
10. A është Toka një sferë?
Për shkak se planeti rrotullohet dhe është më elastik nga sa mund ta imagjinoni, ai rëndon drejt qendrës, duke marrë formën e një kungulli. Pesha është lehtësuar me kalimin e viteve, por studimet tregojnë se papritur është rritur përsëri. Shkrirja e përshpejtuar e akujve konsiderohet përgjegjëse për "barkun ekuatorial".
11. Sa do të peshonte një person në Mars?
Forca e rëndesës në Mars është 38 për qind e asaj të tokës në nivelin e detit. Prandaj një person do të peshonte 38 për qind më pak në Mars. Nëse bazohemi tek informacionet e tanishme të NASA-s, duhet të kalojnë dekada para se ky vëzhgim të vërtetohet.
12. Sa i gjatë është viti marcian?
Është një vit i gjatë, nëse jeni nga Marsi. Për një tokësor, është gati sa dyfishi i gjatë. Planeti i kuq rrotullohet për 687 ditë rrotull Diellit, ndërsa Toka për 365 ditë.
13. Sa e gjatë është një ditë mesatare në Mars?
Një marcian mund të flejë (apo të punojë) një orë më shumë në ditë në krahasim me ne. Ditët e Marsit janë 24 orë dhe 37 minuta të gjata, në krahasim me 23 orët dhe 56 minutat në tokë. Dita në çdo planet të sistemit tonë diellor përcaktohet nga koha që i duhet botës të rrotullohet në aksin e saj, duke e bërë diellin të duket sikur lind në mëngjes dhe perëndon në mbrëmje.
14. Kush është vullkani më i madh?
Vullkani "Mauna Loa" në Hauai mban titullin në Tokë. Ngrihet më shumë se 15.2 kilometra mbi bazën e tij, e cila ndodhet mbi sipërfaqen e detit. "Olympus Mons" në Mars ngrihet 26 kilometra në qiellin marcian. Baza e tij do të mbulonte gjithë shtetin e Arizonës.
15. Cili është tërmeti më i tmerrshëm i njohur ndonjëherë?
Tërmeti që ka shkaktuar më shumë viktima ka rënë në vitin 1557 në Kinën qendrore. Goditi një krahinë ku pjesa më e madhe e njerëzve jetonin në shpella prej shkëmbi të butë. Strehëzat u shembën, duke vrarë më shumë se 830 mijë njerëz. Një vitin 1976, një tjetër tërmet goditi Tangshanin, Kinë. Më shumë se 250 mijë persona humbën jetën.
16. Cili ka qenë tërmeti më i fortë në kohët e sotme?
Në vitin 1960 në Kil ra një tërmet pranë bregdetit me një magnitudë prej 9.6 ballësh dhe shkaktoi një rrëshqitje 1600 kilometra të gjatë. Një tërmet i tillë nën një qytet të madh do të sfidonte dhe teknikat më të mira të ndërtimit.
17. Cili tërmet do të ishte më katastrofik, ai në Kobe, Japoni, apo në Northridge, Kaliforni?
Tërmeti i vitit 1994 në Northridge kishte një magnitudë prej 6.7 ballësh dhe shkaktoi vdekjen e 60 personave, lëndimin e 9 mijë të tjerëve dhe një dëm prej 40 miliardë dollarësh. Tërmeti i vitit 1995 në Kobe kishte një magnitudë prej 6.8 ballësh dhe vrau 5.530 persona. 37 mijë persona gjetën vdekjen dhe shkaktoi 100 miliardë dollarë dëme.
18. Sa larg është qendra e Tokës?
Distanca nga sipërfaqja e Tokës deri në qendrën e saj është 6378 kilometra. Pjesa më e madhe e tokës është e lëngshme. Pjesa e fortë e planetit është 66 kilometra e trashë, pra më e hollë se lëkura e një molle, nëse do të bënim krahasime.
19. Cili është mali më i lartë?
Alpinistët që marrin guximin të ngjisin majën Everest në krahinën Nepal-Tibet në Himalaja arrijnë në gati 9 kilometra lartësi mbi nivelin e detit.
20. Gjithnjë kaq afër ka qenë Hëna?
Dikur ka qenë më afër! Një miliardë vite më parë, Hëna ishte më pranë në orbitë dhe Tokës i duheshin vetëm 20 ditë për të plotësuar muajin. Një ditë në Tokë atëherë ishte 18 orë e gjatë. Hëna ende po largohet, rreth 4 centimetra në vit. Ndërkohë, rrotullimi i Tokës po ngadalësohet, duke i zgjatur ditët tona. Në të ardhmen e lartë një ditë do të jetë 960 orë!
21. Ku ndodhet pika më e ulët e thatë në Tokë?
Bregdeti i detit të Vdekur në Lindjen e Mesme është 400 metra (1300 këmbë) nën nivelin e detit. Pranë saj renditet Bad Water në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, me 282 këmbë nën nivelin e detit.
22. Është lajm i mirë që Kalifornia nuk po zhytet edhe më shumë?
Pjesë të Kalifornisë zhyten. Pompimi i ujit të natyrshëm nënujor në rezervuarët e Kalifornisë po bën që toka të zhytet 11 centimetra në vit në disa vende të veçanta. Sistemet e ujërave të bardha dhe të zeza janë të rrezikuara.
23. Kush është lumi më i gjatë?
Lumi Nil në Afrikë është 6695 kilometra i gjatë.
24. Cili është shteti më i prirur për tërmete në Shtetet e Bashkuara?
Në Alaskë bien tërmete prej 7 magnitudash çdo vit dhe tërmete prej 8 magnitutash apo më të mëdha në 14 vjet. Florida dhe Dakota e Veriut janë shtetet që kanë më pak tërmete në SHBA, madje më pak se Nju Jorku.
25. Cili është vendi më i thatë në Tokë?
Në një vend të quajtur Arika, në Kil bien 0.76 milimetra shi në vit. Me këtë ritëm, filxhani i kafes do të mbushej për një shekull.
26. Çfarë e shkakton rrëshqitjen e dheut?

Shirat e rrëmbyer gjatë një periudhe të shkurtër kohe nxisin rrëshqitjen e vazhdueshme e të shpejtë të dheut. Dalëngadalë, shirat e vazhdueshëm e përkeqësojnë edhe më shumë rrëshqitjen, e cila lëviz ngadalë. Materiale të ndryshme sillen ndryshe. Çdo vit shkaktohen gati 2 miliardë dëme nga rrëshqitja e dheut në SHBA. Një stuhi që ka thyer rekordin në San Francisko, në janar, 1982, shkaktoi 18 mijë rrëshqitje gjatë një nate të vetme. Dëmi i shkaktuar ishte 66 milionë dollarë dhe 25 persona humbën jetën.
27. Sa shpejt lëviz balta?
Rrëshqitja e dheut, si ortekë balte, mund të lëvizë me shpejtësi prej 160 kilometrash në orë.
28. A rrjedhin gjërat brenda Tokës?
Kjo është e sigurt. Në fakt, shkencëtarët zbuluan në vitin 1999 se materialet e shkrira brenda dhe rrotull kores së Tokës lëvizin në vorbulla, duke formuar xhepa dinamika e të cilëve është e ngjashme me tornadot dhe tufanet. Ashtu siç do të lexoni më poshtë, korja e planetit lëviz në mënyra të çuditshme.
29. Cili është vendi më i lagësht në Tokë?
Lloro, Kolumbi, ka mesatarisht 13 metra shi në vit. Kjo sasi është 10 herë më e lartë se ajo në qytetet më të lagështa në Evropë apo në Shtetet e Bashkuara.
30. A ka edhe Toka faza, ashtu si Hëna?
Nga Marsi, Toka duket sikur kalon përmes fazave të veçanta (ashtu siç e shohim ne Afërditën të ndryshojë fazat. Toka është në orbitën e Marsit, dhe ndërsa dy planetët rrotullohen rrotull Diellit, drita e diellit krijon përshtypje të ndryshme nga kënde të ndryshme gjatë vitit. Fazat e Tokës dallohen nga fotografitë e marra nga "Mars Global Surveyor" dhe "European Mars Express".
31. Cili është kanioni më i madh në sistemin tonë diellor?
Kanioni i Madh konsiderohet si sistemi më i madh në botë i kanioneve. Dega e saj kryesore është 446 kilometra e gjatë. Valles Marineris në Mars zgjatet 4800 kilometra. Nëse do t'i shtohej hartës së SHBA-së, do të shtrihej nga Nju Jorku në Los Anxhelos. Në disa vende, kjo njollë e madhe në sipërfaqen e Marsit është 8 kilometra e thellë.
32. Cili është kanioni më i thellë në Shtetet e Bashkuara?
Me kalimin e viteve, lumi Snake gërmoi kanionin Hell përgjatë kufirit Oregon-Idaho. Është më shumë se 2.4 kilometra (8 mijë këmbë) i thellë. Në kontrast, Kanioni i Madh është më pak se 6 mijë këmbë i thellë, më shumë se një milje.
33. A është Toka planeti më i madh shkëmbor në sistemin diellor?
Me zor! Diametri i Tokës në Ekuador është 12,756 kilometra. Afërdita është 12,104 kilometra e gjerë. Mërkuri dhe Marsi, dy planetët e tjerë shkëmborë, janë shumë më të vegjël. Edhe Plutoni është shkëmbor, por është shumë i vogël (disa thonë se nuk është fare planet)
34. Sa prej vullkaneve të Tokës kanë shpërthyer në kohërat historike?
Rreth 540 vullkane mbi tokë. Askush s'e di se sa shumë vullkane nënujorë kanë shpërthyer gjatë historisë.
35. A ka më shumë oksigjen ajri?
Atmosfera e Tokës përbëhet nga 80 për qind nitrogjen. Pjesa tjetër e saj është nitrogjen, me sasira të vogla elementesh të tjerë.
36. Cila është ujëvara më e lartë në Shtetet e Bashkuara?
Ujëvara Yosemite në Kaliforni është 739 metra e lartë.
37. Sa për qind të Tokës zë uji?
Rreth 97 për qind. Oqeanet përbëjnë dy të tretat e sipërfaqes së Tokës, gjë që do të thotë se kur asteroidi i radhës të godasë Tokën, ajo do të spërkatë hapësirën.
38. Cilat janë dy masat e Tokës që përmbajnë pjesën më të madhe të ujit të freskët në Tokë?
Gati 70 për qind e ujit të freskët në Tokë ndodhet në akullnajat e Antarktidës dhe Grinlandës. Pjesa tjetër e ujit ekziston në atmosferë, përrenj, lumenj apo në nëntokë dhe të gjitha këto përbëjnë 1 për qind të totalit të Tokës.
39. Cili prej oqeaneve të Tokës është më i madhi?
Oqeani Paqësor mbulon 165 kilometra katror. Është më shumë se dy herë më i madh se masa e Atlantikut. Ka një thellësi mesatare prej 3.9 kilometrash.
40. Pse Toka nuk ka kaq shumë kratere sa Hëna?
Toka është më aktive, nga ana gjeologjike apo e motit. Pjesa më e madhe e historisë gjeologjike e planetit tonë ka ndodhur shumë kohë më parë. Pjesa më e madhe e saj është zbrazur nga vullkanet, por rezultatet studiohen vështirë. Madje dhe ngjarjet e kohëve më të fundit në sipërfaqe, kratere që mund të jenë një milionë vite të vjetra, mbulohen nga bimësia, sheshohen nga era dhe shiu dhe modifikohen nga tërmetet dhe rrëshqitjet e dheut. Ndërsa Hëna, është gjeologjikisht e qetë dhe nuk ka mot.
41. Sa është sipërfaqja e Tokës?
Sipërfaqja që Toka mbulon është 510,100,000 kilometra katror.
42. Kush është liqeni më i madh në botë?
Nga masa dhe volumi është deti Kaspik, i vendosur mes Evropës jugore dhe Azisë perëndimore.
43. Ku ndodh pjesa më e madhe e tërmeteve dhe shpërthimeve vullkanike në Tokë?
Pjesa më e madhe ndodh përgjatë kufijve të qindrave plateve të mëdha që pluskojnë në sipërfaqen e Tokës. Një prej plateve më aktiv ku tërmetet dhe shpërthimet janë të zakonshme është përreth platesë masive të Paqësorit, e njohur si "rrethi i zjarrit në Paqësor". Shkundet e lëkundet nga Japonia në Alaskë dhe në Amerikën e Jugut.
44. Sa të nxehta janë të përbrendshmet e planetëve?
Temperatura e Tokës rritet me 20 gradë Celsius për çdo kilometër nëntokë. Pranë qendrës, mendohet të jetë 3,870 gradë Celsius.
45. Cilat janë tre vendet që kanë numrin më të madh të vullkaneve aktivë?
Tre vendet e para janë Indonezia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara në rend zbritës.
46. Sa në rrezik janë njerëzit e botës nga vullkanet?
Sa për vitin 2000, shkencëtarë kanë vlerësuar se vullkanet kanë rrezikuar 500 milionë njerëz. Kjo krahasohet me gjithë popullsinë e botës në fillim të shekullit të 17-të.
47. Cili prej burimeve të mëposhtme mban volumin më të madh të ujit të freskët në botë: liqenet, lumenjtë apo ujërat nëntokësore?
Uji nënujor përfshin një volum 30 herë më të madh se të gjitha liqenet me ujë të freskët dhe zë 3 mijë herë më shumë volum se lumenjtë dhe liqenet e tokës. Uji nëntokësor mbahet në akuaferët natyralë nëntokësor, në të cilat uji rrjedh përqark dhe përmes gurit dhe materialeve të tjera.
48. Cili tërmet ishte më i madh, tërmeti i vitit 1906 në San Francisko, apo tërmeti i vitit 1964 në Anchorage, Alaskë?
Tërmeti në Anchorage kishte një magnitudë prej 9,2 ballësh, ndërsa tërmeti në San Francisko kishte një magnitudë prej 7.8 ballësh. Ky ndryshim në magnitudë barazon me 125 herë më shumë energji nga sa u çlirua në tërmetin e vitit 1964 dhe kjo është arsyeja pse tërmeti në Anchorage u ndje në një zonë prej 1,295,000 kilometrash katrorë.
49. Cili tërmet vrau më shumë njerëz, ai i vitit 1906 në San Francisko, apo tërmeti i vitit 1964 në Anchorage, Alaskë?
Tërmeti i vitit 1906 në San Francisko ia kalon kësaj kategorie. Për shkak të tij gjetën vdekjen 700 persona në krahasim me 114 që vdiqën nga tërmeti në Anchorage. Dëmet në San Francisko ishin më të mëdha për shkak të zjarreve që shkatërruan të gjitha strukturat e drurit të asaj kohe.
50. A është e fortë korja e Tokës?
Pjesa e brendshme e kores së tokës mendohet të jetë e fortë. Por pjesa e jashtme e kores duket e butë. Përderisa askush nuk ka qenë atje, shkencëtarët nuk janë të bindur për përbërjen e saktë. Ideja e lindur nga Hollivudi është të dërgohet një sondë atje për të mësuar më shumë.
51. A rrotullohet Toka me të njëjtin ritëm?
Korja e fortë e brendshme, një masë hekuri e krahasueshme me masën e Hënës, rrotullohet më shpejt se pjesa e jashtme e kores së hekurit, e cila është e lëngshme. Një studim i vitit 1996 tregon se gjatë shekullit të mëparshëm, shpejtësia ka bërë që korja e brendshme të fitojë një çerek kthese në tërësinë e planetit. Presioni i madh e mban atë solide.
52. Sa njerëz janë vrarë nga vullkanet gjatë 500 viteve të fundit?
Të paktën 300 mijë. Mes vitit 1980 dhe 1990, aktiviteti vullkanik vrau të paktën 26 mijë njerëz.
53. Sa për qind e sipërfaqes së Tokës përbëhet nga shkëmb vullkanik?
Shkencëtarët vlerësojnë se më shumë se tre të katërtat e sipërfaqes së Tokës ka një origjinë vullkanike, domethënë shkëmbinjtë ose kanë shpërthyer nga vullkanet ose janë formuar nga shkëmbinjtë e shkrirë që janë ftohur nëntokë, dhe si pasojë kanë dalë në sipërfaqe. Pjesa më e madhe e shkëmbinjve vullkanikë të Tokës gjenden në nivelin e detit.
54. A shkakton tërmeti një tsunam?
Nëse tërmeti lind nën oqean, atëherë po. Pranë epiqendrës së tërmetit, niveli i detit rritet dhe bie, duke e shtyrë të gjithë ujin mbi të lart e poshtë. Kjo lëvizje krijon një valë që udhëton nga jashtë në të gjitha drejtimet. Një tsunami mund të jetë masive, por mbetet e ulët në lartësi kur uji është i thellë. Kur afrohet pranë bregut, forcohet dhe arrin lartësinë e ndërtesave të larta. Një e tillë u nxit në vitin 1964 dhe mbuloi qytetin e vogël kalifornian, Crescent City, gjatë së cilës makinat lëviznin me metra të tëra dhe shumë njerëz humbën jetën. Edhe asteroidët shkaktojnë tsunami.
55. A janë të gjithë tsunamët valë të larta kur godasin vijën bregdetare?
Jo, në kundërshtim me shumë imazhe artistike të tsunamëve, pjea më e madhe nuk rezultojnë në valë të mëdha. Pjesa më e madhe prej tyre vijnë në breg si batica të forta dhe të shpejta. Uji mund të ngrihet më lart se çdo valë që njeriu ka parë.
56. Sa sipërfaqe të Tokës zënë shkretëtirat?
Rreth një të tretën.
57. Cili është vendi më i thellë në oqean?
Thellësia më e madhe e njohur është 11 kilometra, në Mariana Trench, në oqeanin Paqësor në jug të Japonisë pranë ishujve Mariana.
58. Cila është era më e shpejtë e regjistruar ndonjëherë në sipërfaqe?
Era më e shpejtë "e zakonshme" ka pasur një shpejtësi prej 372 kilometrash në orë, dhe është regjistruar në Malin Uashington, New Hampshire, në 12 prill të vitit 1934. por gjatë një tornadoje në maj të vitit 1999, në Oklahoma, shkencëtarët kanë regjistruar një erë me shpejtësi 513 kilometrash në orë. Për krahasim, erërat e Neptunit mund të arrijnë në 1,448 kilometra shpejtësi.
59. Sa është sasia e ujit të freskët që ruhet në Tokë?
Më shumë se dy milionë milje kubikë me ujë të freskët ruhet në planetin tonë, gati gjysma e saj prej një sipërfaqe prej gjysmë miljeje. Edhe Marsi duket se ka shumë ujë pranë sipërfaqes së tij, por ajo që është diktuar deri tani është e mbledhur si akull; askush nuk e ka llogaritur se sa mund të ketë.
60. Sa e vjetër është Toka?
Planeti ynë është më shumë se 4.5 miliardë vite i vjetër, pak fare më i ri se sa Dielli. Evidencat e kohëve të fundit kanë treguar se Toka është formuar shumë më herët se sa është besuar më parë, vetëm 10 milionë vite pas lindjes së Diellit, një eveniment diellor i cili ka ndodhur 4.6 miliardë vite më parë, edhe pse provat nuk janë të sigurta.
61. Cila është shkretëtira më e madhe në botë?
Shkretëtira e Saharasë në Afrikën e Jugut është më shumë se 23 herë më e madhe se masa e shkretëtirës Mojave në Kaliforninë jugore.
62. Cili planet ka më shumë hëna, Toka apo Marsi?
Marsi ka dy satelitë, quhen Phobos dhe Deimos. Toka ka vetëm një satelit natyral, dhe është Hëna. Planetët e jashtëm kanë shumë Hëna, pjesa më e madhe e tyre janë zbuluar kohët e fundit, duke i hapur rrugë mundësisë që shkencëtarët një ditë të ripërkufizojnë atë që do të thotë hënë.
63. Cili është liqeni më i thellë në botë?
Liqeni Baikal në pjesën qendrore jugore të Siberisë është 1.7 kilometër i thellë. Është rreth 20 milionë vite i vjetër dhe mban 20 për qind të ujit të freskët të Tokës.
64. Cila është origjina e fjalës "vullkan"?
Vjen nga "vulcan", perëndia romak i zjarrit.
65. Sa minerale njihen se ekzistojnë?
Në botë njihen gati 4 mijë minerale, edhe pse vetëm 200 janë shumë të rëndësishme. Gati 50-100 minerale përshkruhen çdo vit.
66. Çfarë mase ka i gjithë uji në botë?
Totali i ujit në botë është 326 milionë milje kubik.
67. Cili është ishulli më i madh në botë?
Grinlanda mbulon 2,176,000 kilometra katrorë. Kontinente zakonisht përkufizohen si masa të mëdha të përbëra nga shkëmbinj me densitet të ulët që lundron në materialin e shkrirë nën të. Grinlanda i përputhet këtij përkufizimi, por është vetëm një e treta e masës së Australisë. Disa shkencëtarë e quajnë Grinlandën një ishull, të tjerë thonë se është një kontinent.
68. Ku ndodhen pjesa më e madhe e vullkaneve në Tokë?
Tipari më të dallueshëm topografik në Tokë është zinxhiri malor vullkanik që rrethon planetin nën ujë, zinxhir që shtrihet më shumë se 48 kilometra dhe ngrihet 5.5 kilometra mbi dyshemenë e detit. Quhet vargmali mes-oqean dhe është atje ku platetë e Tokës ndahen kur korja e re del në sipërfaqe, pra aktiviteti vullkanik. Ka më shumë vullkane këtu në tokë. Mbledhja ndodh në vende ku këto plate përplasen me kontinentet. Rezultati: Më shumë vullkane dhe tërmete në vende të tilla si Kaliforni dhe Japoni.
69. Cili është vullkani që ka vrarë më shumë njerëz?
Shpërthimi i vullkanit Tambora në Indonezi në vitin 1815 vlerësohet të ketë vrarë 90 mijë njerëz. Pjesa më e madhe humbën jetën nga uria pas shpërthimit, për shkak të shkatërrimit të të korrave dhe nga ndotja e ujit dhe sëmundjet.
70. A janë ndarë Toka dhe Hëna në lindje?
Jo ekzaktësisht. Por teoria kryesore thotë se sateliti ynë i preferuar është gdhendur pjesërisht nga Toka pasi ajo është formuar. Një objekt me masën e Marsit është përplasur me planetin tonë të ri. Ky planet është shkatërruar. Mbeturinat fluturuan tjetërkund dhe një pjesë e saj shkoi në orbitën e Tokës. Hëna e mblodhi veten nga mbetjet e avulluara të përplasjes, ndërsa Toka mbeti pak a shumë e paprekur.
71. Sa vetëtima bien në botë çdo sekondë?
Mesatarisht rreth 100. Por kjo shifër është vetëm për ato që godasin tokën. Gjatë çdo minute bien më shumë se një mijë stuhi përreth Tokës, duke shkaktuar 6 mijë vetëtima. Pjesa më e madhe prej tyre shkon nga reja në re.
72. A janë lumenjtë e gjallë?
Jo në kuptimin tradicional. Por ashtu si gjithë krijesat e gjalla, lumenjtë kanë një jetëgjatësi. Ata lindin, rriten në masë dhe plaken. Madje mund të vdesin gjatë hapësirës së kohës gjeologjike.
73. A mund të krijojnë asteroidet ishuj?
Spekulimet kanë ekzistuar për dekada se impaktet e lashta të asteroideve mund të krijojnë pika të nxehta të aktivitetit vullkanik, e cila mund të rrisë malet që dalin nga deti dhe që s'kanë qenë atje. Nuk ka një përgjigje të saktë për këtë pyetje, por një model i fundit kompjuterik sugjeroi se Hauai është formuar në këtë mënyrë.
74. Shteti i Luizianës, po rritet apo po tkurret?
Luiziana humb rreth 78 kilometra katror të tokës çdo vit për shkak të erozionit bregdetar, tufaneve dhe shkaqeve të tjera njerëzore, dhe për shkak të rrëshqitjes, që do të thotë fundosje. Pjesa më e madhe e Nju Orlinsit është 3.4 metra nën nivelin e detit. Pjesë të lagjes franceze janë zhytur 60 centimetra në 6 dekadat e fundit. Qyteti mbrohet nga digat, por të gjithë ekspertët janë në një mendje se baticat e stuhive nga i njëjti drejtim, të cilat shkaktohen nga uraganët, mund të prishin këtë sistem dhe të fundosin pjesën më të madhe të qytetit. Në vitin 2000, drejtori i Sondazhit Gjeologjik të SHBA-së, Chip Groat tha: "Me këtë shpejtësi zhytjeje, humbjen e tokës së njomë dhe rritjen e nivelit të detit, Nju Orlinsi mund të jetë në pragun e zhytjes shekullin e ardhshëm.
75. Sa do të ngriheshin detet nëse akulli antarktik do të shkrinte?
Akullnaja e Antarktidës mban gati 90 për qind të akullit të botës dhe 70 për qind të ujit të saj të freskët. Nëse i gjithë akulli do të shkrinte, niveli i detit do të rritej me 220 këmbë, ose do të arrinte lartësinë e një ndërtese me 20 kate. Shkencëtarët e dinë se procesi i shkrirjes ka filluar. Kombet e Bashkuara thonë se më e keqja që mund të ndodhë, në varësi të rritjes së temperaturave të ajrit globale, është që detet të rriten me 1 metër deri në vitin 2100.
76. A është akulli një mineral?
Po, akulli është një mineral dhe formalisht përshkruhet kështu në Sistemin Dana të Mineralogjisë.

77. Cili është minerali më i butë?
Talku është minerali më i butë. Përdoret për të përdorur pudrën talk.
78. Cili është minerali më i fortë?
Ai të cilit nuk i mbetet asnjë vlerë emocionale pas një divorci, edhe pse ruan vlerën monetare.
79. Cilat janë ngjyrat që dalin nga një fishekzjarr?
Ngjyrat dalin nga elementet minerale të marra nga Toka. Stronciumi jep të kuqen e ndezur, bakri jep blunë, sodiumi jep të verdhën dhe tallashi i hekurit dhe copat e qymyrgurit japin shkëndijat e arta. Flakët e shndritshme dhe zhurma e fortë vjen nga pudra e aluminit.
80. A ka Toka motin më të keq në sistemin diellor?
Deri tani, është moti më i keq që njerëzit kanë përjetuar. Por universi ka mote edhe më të këqija. Në Mars mund të formohen uragane-stuhi katër herë më të mëdha se Teksasi. Stuhitë e pluhurit në planetin e kuq mund të turbullojnë të gjithë globin! Jupiteri ka një uragan dy herë më të madh se masa e planetit tonë dhe zgjati për të paktën tre shekuj (një tjetër stuhi në Jupiter është edhe më i madh). Afërdita është një ferr i vërtetë, dhe Plutoni është më i ngrirë se vendi më i ftohtë në Tokë (edhe pse një ditë mund të ndryshojë dhe Plutoni mund të bëhet oazi i fundit për jetën).
81. Ku janë baticat më të larta?
Në Burntcoat Head, Minas Basin, pjesë e Gjirit Fundy në Nova Scotian, baticat mund të arrijnë 11.7 metra lartësi. Gjiri ka formën e hinkës, fundi zgjerohet lart nga gryka e oqeanit. Rezultati është një "kanal baticor".
82. Ku është akullnaja e vetme e botës?
Mt. Cotopaxi në Ekuador mban të vetmen akullnajë në ekuator.
83. Cili është liqeni më i madh në Amerikën e Veriut?
Liqeni Superior.
84. Cili është tufani më i tmerrshëm që ka prekur Shtetet e Bashkuara?
Një uragan i kategorisë 4 goditi Galveson-in, Teksas në vitin 1900 dhe vrau më shumë se 6 mijë persona. Uragani tjetër që ka shkaktuar më shumë vdekje ishte ai i vitit 1928 në Florida, në të cilën humbën jetën 1900 persona.
85. Cili është zinxhiri më i gjatë malor në Tokë?
Vargmali Mid-Atlantik, i cili ndan gati gjithë oqeanin Atlantik nga veriu në jug. Islanda është një vend ku ky zinxhir malor i nëndetit ngrihet mbi nivelin e detit.
86. Sa ar është zbuluar në të gjithë botën?
Më shumë se 193,000 tonë metrikë. Nëse do t'i mblidhnim të gjitha së bashku, atëherë do të formonim një kub shtatëkatësh që do t'i ngjante një prej ndërtesave të Donald Trump. Por në fillim duhen gjetur gjithë ato unaza që kanë rënë në lavaman.
87. Cilat janë dy vendet që prodhojnë më shumë ar?
Afrika e Jugut prodhon 5300 tonë metrikë në vit, dhe Shtetet e Bashkuara prodhojnë më shumë se 3200 tonë metrikë në vit.
88. Cila është ajo bimë e Amerikës së Veriut që mund të jetojë për mijëra vite?
Për shkurren katran, e cila rritet në shkretëtirat Mojave, Sonoran dhe Chihuahuan, rezultatet me radiokarbon kanë treguar se ka jetuar që nga lindja e Krishtit. "Disa prej këtyre bimëve mund të durojnë për 10 mijë vite", thonë shkencëtarët. Sikur të mund të flisnin.
89. Mesatarisht, sa ujë në ditë konsumohet në të gjithë botën?
Përgjigja është 400 miliardë galonë.
90. A është Saturni i vetmi planet me unaza?
Saturni ka unazat më të dukshme. Por Jupiteri dhe Neptuni janë sisteme të holla unazash, ashtu si Urani. Madje dhe Toka mund të ketë qenë dikur një planet me unaza.
91. Cili është kontinenti më i lartë, më i thatë dhe më i ftohtë në Tokë?
Përgjigjja do të ishte Antarktida.
92. Në çfarë thellësie ndodhin tërmetet?
Pjesa më e madhe e tyre ndodh në më pak se 80 kilometra nga sipërfaqja e Tokës. Tërmetet më të cekëta shkaktojnë dëme më të rënda, por forca shkatërruese e një tërmeti varet nga kushtet e shkëmbit dhe dheut, si dhe në metodat e ndërtimit të banesave.
93. Ku janë gjetur shkëmbinjtë më të vjetër në botë?
Meqë tabani i oqeanit rigjenerohet vazhdimisht, ndërsa platetë kontinentale lëvizin në sipërfaqen e Tokës, shkëmbinjtë më të vjetër në dyshemenë e oqeanit janë më pak se 300 milionë vite të vjetra. Në kontrast, shkëmbinjtë më të vjetër kontinentalë janë 4.5 miliardë vite të vjetër.
94. Sa për qind e ujit të freskët të botës ruhet si akull?
Rreth 70 për qind. Dhe nëse do t'ju duhej ta zëvendësonit të gjithën, do t'ju duheshin 60 vite shi në të gjithë globin, pastaj duhet të mendonit një mënyrë për ta ngrirë të gjithën.
95. Cili është liqeni alpin më i madh në Amerikën e Veriut?
Liqeni Tahoe në kufirin Kaliforni-Nevada ka një sipërfaqe prej 105 mijë akrash, mban 39 trilionë galon ujë dhe është gati 488 metra e thellë.
96. A kanë ekzistuar gjithmonë kontinentet?
Jo ashtu siç i njohim ne sot. Shumë shkencëtarë thonë se Toka e pati zanafillën si një kontinent i madh, e thatë si një kockë. Uji erdhi si kometat, supozimet vazhdojnë dhe kështu u zhvilluan oqeanet. Kohët më të fundit, masat e tokës së botës u grumbulluan në një superkontinent me emrin Pangaea. Kontinenti filloi të thyhej 225 milionë vite më parë, dhe si përfundim u fragmentua në kontinentet që ne njohim sot.
97. Sa hi vullkanik bie në një ditë?
Gjatë periudhës nëntë-orëshe të aktivitetit më energjetik të vullkanit në malin St.Helen më 18 maj të vitit 1980, ai hodhi më shumë se 540 milionë tonë hi në një sipërfaqe prej 56,980 kilometrash katrorë. Ky ishte shpërthimi më shkatërrues vullkanik i njohur deri më sot në Shtetet e Bashkuara. Pesëdhjetë e shtatë njerëz humbën jetën nga shpërthimi, përfshirë dhe shkencëtarin Dr. David Johnston, i cili po monitoronte 8 kilometra larg vullkanit. Dëmi që rrëshqitjet dhe hiri që ra nga qielli shkaktuan ishte 1 miliardë dollarë.
98. Cilat janë vendndodhjet më ekstreme në Shtetet e Bashkuara?
Pika më perëndimore quhet West Point në ishullin Amatignak, Alaskë. Pika më veriore quhet Point Barrow, Alaskë. Pika më veriore është maja jugore e ishullit Hauai. Pika më lindore është Pochnoi Point, në Semisopochnoi, Alaskë. Maja e ishullit Aleutian shtrihet në anën tjetër të vijës të gjatësisë 180 gradëshe, pra Pochnoi Point është zyrtarisht në Hemisferën Lindore.
99. Nëse do t'i sajonim Tokën, Hënën dhe Marsin si kukullat matrushka, si do të renditeshin?
Marsi do të futem brenda Tokës, dhe Hëna do të futej shumë mirë brenda Marsit. Toka është gati sa dyfishi më i madh se Marsi, i cili është sa dyfishi më i madh se Hëna.
100. A do të jetë gjithnjë këtu Toka?
Astronomët mendojnë se pas disa miliarda vitesh, Dielli do të bymehet kaq shumë sa do të mbulojë Tokën. Nëse ne do të jemi përsëri këtu, me siguri do të skuqemi dhe planeti do të avullojë. Megjithatë, ekziston një mundësi që një masë në ndryshim e Diellit të bëjë që Toka të lëvizë në një orbitë më të largët e të mirë. Një llogaritje matematikore tregon se është teorikisht e mundur për njerëzit që të sajojnë një lëvizje të tillë para se të jetë vonë.

20:46 Posted in Gjeografi | Permalink | Comments (0) | Email this

Cikël poetik

1513e04a02c9bb25be397c8e3c70de6e.jpg


NUDO

Nje flete dua sonte
nje laps........
ne mungese te nje degjuesi.
Shpirti im nudo pozon
Ka njerez qe vdesin per lakuriqesi
dyshoj qe pas kesaje revie
nudizmin enderr ta keni!


KAFENEJA JONE

Lakmi ta kisha dinakerine
kur ne tavoline vetem me leje

C'FORCE QE AJO VALLE????

Lakmoja dhe te nesermet tua
te e njejta tavoline
vije e me gjeje
Shpuzorja perplote
kafeja ne fund
strofull e mbushur me pritje e falje

C'DOBESI QE AJO VALLE????


TE DIELAT

Ti me i madhi tmerr i imi
shenjteri e paemert
hyjni qe i besoj dhe i lutem
"MI ZBUKURO TE DIELAT"!!!1
ditet e merzise pa fund
qe te besoj ne super-fuqi
Kalendari ne mur i zbehur
ora rend si e çmendur.
Kesaje te diele shkruaj me ngjyre te zeze
e diel e zeze
se diskutoj qe ne nje dite te diel si kjo
do te shuhem.


FUNDI

Flladi i mengjesit mi mbyll syte
dicka brenda meje verbon
era e lehte,zhyt ne gojen e tokes gjethet nje nga nje
i perbine
merreni edhe nje dite nga kalendari im
zhdukeni
s'ka c'me duhet fillimi
me mjafton ky fund!


IK SI IKET

Mu ne cep te syrit te gervisht turperimi
trajtat e buzeqeshjes tende shpalohen
se çane koken qe kepucet i ke mbathur
dhe burreri tregon duke shtypur te qenat!

lumturia u zhbe.....

Shkelmo gjithcka qe mundesh
por nen strehen e kujteses tende
rruaj klithmen e trazimit tim
dhe IK SI IKET!


ME FAL

Njehem e thyer!
Djerset e te gjitha fajeve rrane mbi mua
sa kurrizi me eshte kerrusur
kam nje mal me faj....
Te arsyetohesh rreptesisht e ndaluar!
S'arrita ne kohe ti qeth mendimet
ti kap e ti cof ndjenjat,mos mekatoj...
Me fal,por te desha...
mbaroi gjithcka,e di
rreshkitja e fajeve s'ka te sosur
jam nje e marre e deshperuar
qe vetem heshtjesveshin ia vari deri ne kete mbarim

Po ti,o e marra fund
e di sa dhembje kam ne shpirt
me fal
O FUNDI IM!!!!!!!


KUOTE ZEMERIMI

Shpirt,
mos gerryej ditet e kalendarit tim
per nje te diel te merzitshme
dhe nje te hene te jashtezakonshme
se kane frymen e dikurshme!

Mllef kane,ta kycin gojen
sa s'te therras dot"shpirt"....

Te pa qenat s'ke si i prek
fijet e holla te mashtrojne
keputen...
bien....
rrezohemi e ngrihemi
ne kuote zemerimi!


........................

Nates ia kam shkulur dhembet nje nga nje
sa qe binjakja eskimeze "vetmi",druan te me kafshoje
Briri i henes matet te me sulmoj
haj armiqesi,haj.........
C'dhembje ndjeje
qendroj duke u lekundur
C'sfilitje
C'tmerr
C'lufte,pa humbje e fitore!


NJEREZ

S`jua ndjeje gjamen
ne arkivin e dosjeve te pahapura
rrugetimi gjembak
s'ishte me i frikshem
se keto qe ne seder mbaje.
gjemba
gjeme
njerez....

Fati rende na ka peshtyre

Ne je burre turrperohu
Ne je grua QENDROOOOOOO......


KUJDES RRUGES....

Rruge pa numer
pa emer
rruge te ushqyera me lot
KUJDES...
mos rreshqasesh
nga moti i lig
akulli i ftohte

E mba mend nga qent qe ikja
drejt tendit kraheror zhytesha pafund
qent lehnin
ti tinezishte me kafshoje!

por,kujdes....
mos ec me ne rruge pa emer
pa numer
qente i mprehin dhembet
ujvara e loteve eshte shnderruar ne akull
e mund te rreshqasesh
KUJDES!!!!!!!!

Në xhep kam një botë

Cikli i parë:

Atje ku heshtjet kishin frikë të hynin
abortova përnatë ëndrrat që s’duhej të lindnin

1. TË MOS KISHTE NATË

Të mos binim në gjumë
të mos kishte shtrat ku të flije ti
dhe mendimet të më vinin të kthjellëta
pa tymnajë xhelozie
pa vetmi të prerë

Nata lëshohet me peshë
tutem mos kulmi më zë përfundi
jashtë ka vetëm huta
të marrët dëgjojnë edhe zëtha nate
kodra e gjelbër në bark të territ fle
apo mori udhë dikah s’e di.
Kuptimi për ngjyrat
bisedat e zogjve
detet e botës
dhe unë
kemi pjesëtuesin më të vogël të përbashkët:
Natën
kur krijesat e brishta s’rrojnë

Dhe ti që të dua kaq shumë
fle diku larg

Natën e di ti lë gjithçka
edhe qenien time edhe këngën që dhemb
Të mos kishte natë
të mos binim në gjumë
unë do të harroja se s’më përket mua
do të harroja dhe pikë.

Sikur të mos kishte natë…

2. NDEZULLI

Dua të jem Ofeli në Vjosë
të vish ti pastaj
në shtratin tim të ujtë
në nënkresën me lule
të jetë pranverë
vetëm pranverë
unë dhe lulet të këputura notojmë
të vish ti pastaj
të dashurohesh në pranverë
në erën e luleve të këputura
në puthjen time të lagur valë-valë
dua të jem Ofeli në Vjosë
ti s’mund të më zgjosh
Borëbardha u harrua
në përrallën e gjyshes Hidushe

më pëlqen të jem Ofeli në Vjosë
jo për rrokjen e njëjtë të emrave tanë
veç për shelgun lotues
që luledelet si foshnjë t’i mbaj në gji
për vjollcat që mbinë në lumë brenda

Ofeli do të jem në Vjosë
përrojet s’i dua
do fle pastaj me lulet pa u zhytur
jam e lehtë
bosh përbrenda
të mos bëjë vapë
hije dua me shelg trishtues

Ti të vish pastaj
kur të jem Ofeli unë në Vjosë
e tëra luledele kur të jem.

3. CIKËRRIMË

Kur ti fle
qyteti është i vetmuar
parqet memece më shikojnë çuditshëm

ti zgjohesh
jeta rikthehet
gëzimi se ku më gjen mua

rrugët i kënaqen ardhjes sate
bota ikën bashkë me ty
ndenjësen e bardhë e lag shiu
dielli nuk lind
të pret

unë e di ti prapë s’do të vish
s’është gjë e madhe kjo
mund të flesh akoma
qyteti po mësohet me vetminë

unë tretem
cikërrimat janë kriminele.

4. ***

Ti mos eja,
kalendaret s’e çajnë kokën
ecin tutje
një zë i harruar sopraneje
s’rresht

Ti mos eja
Ngjyrat tërhiqi nga jeta ime
le ta humbim rrugën
drejt kuptimit rozë
zëri sopranë mbytet
mes ngulçimash

Ndjej neveri.
Një këngë dashurie jep shpirt.
Të qaj?
Jo. Lotët s’frymojnë
në morte kaq të mëdha.

5. S’BËJ NDONJË GJË

Dera pret një gisht që troket
Vazon e kishin parë tek mblidhte lule
dhe qeshte
Tavolina bleu e gatiti gjithçka që të pëlqen
(Ua! E paska djegur ca mishin!)
Karriget dhe rruga s’u miqësuan dot
Qiriri u ndez dhe lutet të vish
Seç iu tek Pirros të këndojë për ty!

Vetëm unë flej. S’të pres.

06. GJITHÇKA E TRAZUAR

Thellë brenda nesh gjithçka e trazuar
mort kemi
telefoni ka vdekur
ashtit tim fuqishëm mesnata i bie
poezia vajton
në të zeza e veshur

i arratisur që moti gjumi bredh në shi
në gjithësinë timetë vetmuara dy yje lotojnë
takimet e sëmura në një skaj dergjen
mjekë jemi vetë s’e dimë diagnozën
(mbase dhe s’duam t’i shpëtojmë) !?

arsyeja kufij të pathyeshëm vendos
përtej s’depërtojnë as shpresat
gjithçka ka ndryshuar
njëlloj s’është asgjë
e premtja ka boshsi
pëlcet e mërkura…
e shtuna… as që dua ta kujtoj

thellë brenda nesh gjithçka e trazuar
perëndojnë ditët e bukura
mort kemi
gjithçka po vdes që është jona
këtë natë qiriri s’po ndez…

heshtje ndjenjash
të ndrojtura
(ç’rrëmujë, ç’trazirë në ne)
Brenda
thellë…

7. TË BËHEMI PËRRALLË

Eja më merr nuse,
në krahun e pestë të yllit
bëjmë shtëpinë
yjtë do hedhin vallen
me koreografi lasgushiane
dhe s’do qaj më kurrë

Eja më merr,
nuk i kam zënë besë përrallat
vetëm fundet ia lakmova
haj bëhemi përrallë me fund
haj i gjejmë të qarës një fund

Eja më merr nuse,
në krah ylli
dasëm të bëjmë
teksa yjet kërcejnë
teksa qiejt përgjojnë.

8. ISHA E VOGËL

Isha e vogël atëherë
kjo më dukej poetike dikur
e përsërisja shpesh
tani e di
isha e mitur vërtet
edhe flokët i kisha të shkurtëra
sa po ndërtoja një rrugë jete
që sillte vetëm te ti
rrugën që nënvetëdija ime e mësoi
përmendësh
para se të ecja unë në të

e vogël isha atëherë
një skicë e thjeshtë
po kisha dëshira të mëdha

netëve të shihja ëndërr
mëngjeseve mblidhja lule
fëmijëria ime s’të zinte
se këmbët i kisha të vogla

qiellin e vizatoja të kaltër
pa re
t’i puthja vetëm sytë
isha e vogël
mblidhja lule
po kisha dëshira të mëdha.

9. TI JE KËTU

Ti je këtu
Po ai ka kohë që ka ikur
Bashkë me borërat që s’bien më
Ti ke edhe duar edhe përkëdhelje
Ti ke edhe buzë edhe puthje
Po ai ka kohë që ka ikur tok me drithërimat e mia
S’rënkoj më
Ti je këtu bashkë me natën që e dua
Ai ka kohë që ka ikur
Me vete ka hijet dhe shtratin
Tash s’gjetkemi një vend për t’u shtrire ne dy

Ti je këtu
E ai ka kohë që ka ikur me shumëçka timen.

10. A VDESIM SONTE?

I dashur,
a vdesim sonte?
e bukur është vdekja në krahët e njëri-tjetrit
të paktën s’do mbajmë më frikë
se mos zgjohemi vetëm
në një botë të shëmtuar
në një botë shterrpë
marrim një frymë të përbashkët
puthemi
s’kemi kohë për shumë gjëra
mjafton një të dua e madhe
dhe pak drithërima

pastaj i mbyllim sytë
sjellim ndërmend gjithçka tonën:
parfumet e mia
brekët e tua të gjata
telefonat
mesazhet
ca zënka më kujtohen si nëpër mjegull
bora e madhe e atij dimri-prush
malli që na u qep fort
yjet që i kapëm me dorë
puthjet…
përqafimet
teksa hëna ulej në sup të qytetit.

I dashur,
a vdesim sonte?
e bukur është vdekja
mbi çarçaf të bardhë
shkelma syrin
do të jetë fare lehtë
s’duhet thënë shumë gjëra
mjafton një të dua e madhe
dhe pastaj i mbyllim sytë
sjellim nëpër mend
atë shtëpi të vjetër
atë dhomë të errët
ku…

Vdesim sonte i dashur
të lutem mos ma prish!!!

11. DY MINUTA PRIT DHE…

Mund të mos vij mund të jem harruar
dy minuta prit dhe shko

rrugët janë të gjata
grumbuj zuzarësh më ndalojnë
ti mos prit shumë
pritjet i lodhin dashuritë
më kujto një herë dhe shko

udhës mos blej trëndafila
ende më pëlqejnë shumë
po mund të mos vij
mund të jem shuar
dy minuta prit dhe shko

ndoshta më është tekur ta grij dëshirën
ti mos prit gjatë
dhimbje s’dua të kesh
mund të më kenë lidhur
më thirr në emër dhe… shko

do të jem përpjekur
do të jem nisur me vrap
më kanë zmbrapsur urdhrat
besoje këtë dhe ik

ndoshta s’vij
ndoshta s’mund të vij
dy minuta prit dhe shko

12. BURBUJË

Them ja kortezhi
jam vetëm unë aty
ç’kortezh i shëmtuar!

në varrim s’ka njeri
sapo të nxora nga një kishë e harruar
thua që s’je i krishter
e di
vetmia të ka mësues
dhembjet t’i njeh Krishti
është po aq i vetmuar
gozhduar në kryq
Ti në mua

Sinonim i kryqit-Unë
zhbëhen djajtë tek më shohin
e humbe dhe kryqin
ai mbetet në stuhi të kupolave
më s’lind Jezu
të gozhduar s’do të ketë
në është lehtësim s’e di
kur prore vrimat shkaktojnë dhembje
vrimat - pasojë e përjetshme e gozhdimit.

Them ja kortezhi…
pa njerëz
pa kufomë konkrete
ritualet i dogja
dashuria qe rit

Kërkova lotin mbrëmë
më të fundmen pikë
(s’e gjeta)
e çoroditur vdekja
e domosdoshme ndarja

Tërmetet ma godasin kokën
brendinë
e dashuruar jam
në mua dikush po vdes.

13. FLUTURUSHA

Isha budallaqkë kur të desha
ngapak fëmijë
ngapak hutë

ushtroja detyrën e adhurueses
isha fluturushë
isha vjeshtë ngapak

eh, sa më ka marrë malli
të bëhem budallaqkë
pakëz fëmijë
e lojtur ngapak.

14. ERDHI TEK UNË MBRËMË

Erdhi tek unë mbrëmë
dhe s’u zgjua herët
majet e gishtave i qenë bërë copë
s’mund ta mendoja një gisht pa majë
një gisht cub

Plagët ia pata lidhur dikur
edhe atë më të thellën
secilën…
ofkëllente
më mbiçmonte
mandej s’flitej më për to
i harronte (ndoshta)

ende s’e di a iu shëruan

Më hidhej mbrëmë t’ia lidhja dhe këmbët
po nën fashë s’do ta shihja shërimin
ai me siguri s’do të fliste
dhe… (s’mund ta them)
më pak vlen një këmbë
se një shpirt-
plagë kurrë e palidhur.

Ai erdhi mbrëmë tek unë
kisha gjakosje të brendshme
për herë të parë hyri kah dera
erdhi që të nesërmen t’i merrte
ato pak gjëra që më kishin mbetur
as bishtin e cigares s’e harroi
këtë e kam pirë moti, më tha,
imi është

këmbët s’ia lidha
ndoshta kishte ardhur enkas për to
u zgjua vonë
zvarritej si ditët e mia pa të
gjithnjë kishte ecur në majë të gishtave
tani s’i hynin në punë

E pashë kur u nis
njeriun pa hapa
tinëzarin tim
që si frymë ma pati mbërthyer qenien

askurrë s’do ta ndeshja në jetën time
s’kishte më as majë në gishta

s’do të vinte më.

15. E JONA S’ËSHTË DASHURI

Do të thuash e jona është ndryshe
mund dhe s’mund të quhet dashuri
i ngjet një loje
me tendenca për të mos u luajtur kurrë
përvidhet ngapak
ndalesa është lavire përpara saj
e ajo një ndalesë e përbetuar

Do të thuash se e jona është ndryshe
e çuditshme për t’u quajtur dashuri
mozaik postmodern a dadaist
copash labirinthi
ndërprerjet s’e vënë në dyshim ndjenjën
veç fjalën
(të dua s’thuhet kaherë)

Do të thuash se e jona është ndryshe
ashtu them dhe unë
të korrigjoj:
ajo është tejdashuri
dashuri grimcash gjithësie
prokurore që dënoi mëkatin.

16. ME SHI

Më kujto shi kur të bjerë
më pate parë edhe me flokë të lagura
një dashuri prej shiu qe e jona
lart…lart fluturonin dëshirat si lejlekë
dhe kurdoherë gjendej një gjahtar aty pranë
ne qanim me shi
netët kishin vetëm pikla uji e kurrë ëndrra
se kush guxonte të ëndërrojë

e di shpirt kur të jesh duke soditur shiun
unë akoma s’do ta kem parë as edhe një ëndërr

kur të bjerë shi jetësomë
jetësomë kur të bjerë shi e kur të jetë natë
në një të tillë më mbajte në krahë
tek kërcisnin orët si lëvozhga arrash
dhe gjithçka qe humbëtirë
përmbytej gjithçka

më kujto kur shi të bjerë
lëshohu në shtrat symbyllur
rend në ditët e bardha
shkolla e largët do të jetë lagur
do të ketë të ftohtë
dhe kujto si qava për pëllumbat
që fshiheshin pas strehëve
histori pëllumbash ishin për ty
unë e di ato e patën mësuar dashurinë
më mirë se ti
më mirë se unë

kur të bjerë shi do të vi
gjithë botën do ta heq zvarrë pas vetes
për t’u shfajësuar
mund dhe të më mbash mëri
vërtet u gdhiva në një sup të huaj
po qava… qava e u luta për shi.

17. TA THEM UNË SI TË MË KUJTOSH

Kujtomë me lule
sinonim imi le të jetë ajo
dhe zemra e arit në qafë

do të vij veç kur akrepat puthiten
i lash gishtërinjtë atje në flokët e tu
mos qaj… S’ishe dhe aq i keq me mua

në do t’ia beh ndonjë natë
me akrepat e orës
kujdesu për lulet

mos thuaj: jetojnë pak
vyshkjen e pranoj
tretjen assesi
ndaj qiri mos ndez!

18.E PAGJË

Mos më trokisni në derë
mbrëmë i fala edhe ëndrrat e fundit
ato ngjyrë trëndafili
të ruajtura me vite në kutinë e stolirave

mos ejani
s’kam ç’t’ju jap
natën që shkoi e pashë veten nuse
pamje që më vinte shpesh
që atëherë kur e skuqja fytyrën
me buzëkuqin e mamasë

gjithherë më morët nga diçka
tani s’kam më as ëndrra
dhe ju s’e vrisni mendjen

Mos më trokisni në derë
më mbeti vetëm një qiell që më rresh shi
të dielën e fundit të secilit muaj
më shkund mendimi
se të dielave
qielli im i vogël
më mban meshë
për shpirtrat që humbën diku
për miqtë që s’kthehen më
si minutat e orës së lumtur
dhe për atë, Donin

mbrëmë i fala edhe ëndrrat e fundit
tash kam vetëm qiellin e vogël
po juve s’ju pëlqen të lageni nën të

mos më trokisni në derë !!!

19. ANTITEZË E DASHURISË

E marrë bëhem kur dashuroj
Po dhe dashuria marroset në mua
Britmat shuhen në klithje të fshehta
E tëra qajeqeshje jam

Shoh si u thyekan ndjenjat
Para ligjit të arsyes
Si bëhem Hënë kur Dielli ka vdekur

Marroset dashuria
Marrosem unë

Mund të pyesni për datën
T’ua them emrin e tij
Edhe një adresë po kërkuat nga unë
Emrin e tij do ta dëgjoni
Më pyesni për jetën
Ju flas për Të
Fundja… fjalori im ka vetëm një emër

Prore zvogëlohem
Një qukapik përpiva
Ç’dëm!
Ndodh fitoret t’i pres e gjunjëzuar
E bëj dashurinë të luajë mendsh

Pse hutoheni
Dashuria vjen ndryshe tek une
E marrë bëhem kur dashuroj
Po dhe ajo marroset në mua.

20. KJO S’ËSHTË NISMË

S’ka të përtejme
Me heshtje kurorëzohen dashuritë
Ti mbetesh edhe pas teje

Vjersha më ka rënë në shtëpi publike
Pasojë e një ndjenje të çoroditur
Që brenda të mban dhe ty

Kjo s’është nismë
Po munde harroi të gjitha
Edhe mua edhe shiun
Vetëm mos ma kërko të njejtën

Ti mbetesh edhe pas teje
Gjërat qarkullojnë në cikël
Kthehen në zanoren e dytë të emrit tënd
Marrin trajtën tënde

S’ka të përtejme
Ndonëse lind në çdo skaj ku shembesh

Cikli i dytë:

Në cep të gotës lëre shijen e puthjes sate
do të pi me shekuj nga ajo gotë

21. ***

Ti mëso të dashurosh shpirt
ëndrro një qiell vere
një puthje të athët nën të

mëso të më sjellësh në mendje
me sy që s’guxuan kurrë të qajnë
me një gazetë pa kronikë të zezë

mëso shpirt se në botë
ka kaq njerëz që i zë gjaku
që picërrojnë sytë para plagës

mëso se deti nuk është larg
diç na lidhi me të gjithmonë
ka ëndrra…shumë ëndrra
fundosur, mbytur në të

shpirt, mëso ta vësh dashurinë
pak më lart se koka jote
mëso ta shohësh në sy pa frikë
ajo s’ka mundur njeri
në jetë të jetëve

mëso ta duash natën
t’i duash edhe terrinat
një e tillë bëhet lehtë
çerdhe dashurish të ndaluara

mëso t’i lexosh poetët
kanë qiej dëshirash të heshtura
kanë nevojë të ethshme për Ty

puth shpirt pa u lodhur
pa hezituar puth
dua të jesh i përjetshëm

i dashur, mëso të më dashurosh
t’ia punosh jetës
dhe të qeshesh
të qeshesh e të më shkrish.

22. DASHURI SA NATA

Natë është.
Për të mijtën herë të dashuroj
afati është i caktuar:
deri sa të hapen grilat e natës
pastaj të largoj nga vetja
pres të mbyllen sërish grilat
të orvatem të të dua jashtë mase
më tepër se mbrëmë.

23. NË XHEP KAM NJË BOTË

Sytë më trembeshin nga sytë e tu
dhe zhdukeshin në çmendi shikimet
fjalët humbnin rrugën
kur ti u kushtoje vëmendje
Zeniti robërohej
e sytë…akoma më trembe(shi)n
nga sytë e tu.

Një varr e kam atje tej në harresë
do të t’i fus kockat
lëkurën
buzët…
veç sytë jo-ato janë botë.

Në harresë miha gropën
çdo gjë në të është varr kujtimesh
aty do jetosh këtej e tutje
s’do rrezatosh më dashuri
gjithçka tënden do e lë brenda
pa ta kursyer as buzëqeshjen që më josh

Në gropë do të ta mbuloj këngën
zërin
puthjen
veç sytë s’ti varros- në xhep kam një botë

24. AI

Ai vinte në Tetovë veç kur binte shi
Kur qielli mbushte gropat me pikla çdo anë
Ajo ngazëllehej, thoshte ç’rastësi
Dhe s’e mësuan bashkë në qeshën a qanë.

Piklat, shiu, gropat i bënin natës këngë
Ai ritmin dëgjonte malli i bëhej varr
Asaj si mol vargjet ia zhdukte një brengë:
Shiu së fundi do e shuante atë zjarr

Në Tetovë kalimthi pati shkelur prapë
S’do mend që i kujtohej shiu dhe Ajo
Nën qiell të kalter seç digjte një vapë
Ajo tundte djepat dhe kund s’dukej, jo.

Kishin rënë shira të rëndë a të lehtë
Vitet ishin hedhur në një hon nga s’vinë
Asnjë shenjë të vjetër s’kishte për të gjetë
Të thara gropat s’e njohin, s’e dinë.

25. EJA ME SHIUN

Në bregun e ylbertë pres
Shi nuk bie
ti s’vjen

kangjellat ia vura kohës
natën s’ia dola ta mashtroj
ti s’vjen
nuk bie Shi

vargjet shpërndahen.
dot s’i mbledh
Poezia nuk shkruhet
kur ti s’vjen
e Shi nuk bie

dikah e ke nisur veten
rrokjet venë me ty
adresën time s’e dinë
as vargjet as ti
as Shiu

26. RRITA

Tash u thye ëndrra për një botë Tonën
u rritëm ndoshta
botë për dy njerëz nuk ka
e mësuam ndërkaq

dashnorë të mëkatuar
për ju s’ka rrathë ferri
mollën e kafshuat ama!

Në një përrallë jetoka shtëpia jonë
e vogla me kulmin vjollcë
muret e kuqrremta…

Poete mjerane je, më thua,
s’ndërtove një saraj për dashurinë
një oborr mbretëror
po vure ca yje që flasin
një bibliotekë-arkiv
një breg të vetmuar…

Unë qaj kur ti s’e njeh poezinë
bëj një vjershë luksoze
për qejfin tënd
me vila verimi
me avionë të kaltër
i shkojmë qark botës

Ç’shëmti!
vend s’po gjetkemi kund
për shtëpinë tonë të kuqrremtë

U rritëm.
S’ka më Ne.

27. NËSE TI SHKON

Nëse ti shkon
vetëm urrejtje s’do të kesh lënë pas
hera-herës mund edhe të qeshem
të qeshem me të madhe
kur të më merr malli
ngashërimet t’i mbys me gaz
dhe të kujtoj:
sa të padenjë janë ikanakët për t’u dashur.

28. KRIJIM NGA NJË VARG I GJYMTUAR

Ti lind kah s’të kam pritur
befas krijohesh nga një varg i lënë përgjysmë
më dhemb fjala e papërfunduar
vargut që të ndillte s’i vura dot pikë
i përsosur do të ishe me të

rritesh pa dhënë llogari për të djeshmen
errwsirws i shpifet mortja kur tw sheh
gjurmëtar i kohëve të paqena

po e heq zvarrë vargun e papërfunduar
mes klithjesh rikrijoj imazhin tënd:
shfaqesh stërmadh
s’të zënë dot fletët
as muret s’mjaftojnë për përshkrim të denjë…
sa bukur ëndërrokam

e krijova vetë atë varg të gjymtuar
diku thellë në të krijova shpirtin tënd
për çudi sot jepem kaq fort pas teje
sikur qeshë krijesë jotja
dhe e vargut të lënë përgjysmë.

29. TË LUASH DASHURINË

Ky është vetëm flirt
Tepër banal për t’i thënë dashuri
E ku u dashuruakan qeniet e gjalla!?
Mund ta dua vetëm telefonin tim celular
Mund të më dojë vetëm llamba e leximit

Dhe tani që mbeta vonë
Për t’u quajtur adoleshente
Kam sall ndjesinë e flirtit të madh
Bashkë me atë djallin përbrenda
Që më pëshpërit se ti ekziston
Unë i besoj lart e poshtë
Sa ekzistimit të një bote tjetër shpirtërash

Ky është vetëm flirt
Këtu s’investohen ndjenjat e virgjëra
Këtu vrapohet drejt njëri-tjetrit
Sa për të treguar burrëri
Këtu s’ka rëndësi nëse ti ekziston
E rëndësishme është të shfryhet
Ndaj Botës që bëri të ndjehesh tutcan

Këtu ke kënaqësinë të luash dashurinë
Sa për t’ia mësuar flirtin tjetrit.

30. LËBYREM

Dhe ti që s’vjen përditë
ty që pret ftesa të veçanta
s’ka kush të të shkruajë

unë po marr rrugën
në krahë shtërgu
prapabote të iki
me ty brenda

CIKLI I TRETË :

Kam dhe dashuri të tjera që më ngacmojnë,
por janë pak

31. UJKU ME SY KAPROLLI

E vranë poetin që bridhte natën
Penën e kishte përgjysmë
E kishte hëngër të shkretën
Në fund ia doli edhe ajo
Ia hëngri kokën
Instiktin e ikjes zhvilloi ujku që ndiqej
S’u mësua kurrë t’ia mësyjë një kopeje
U ndoq
U vra
I ndjeri
Vetëm pse një katragjysh i quhej ujk
Vetëm se babai i kishte shkuar rreth e rrotull
Një qengji galan
Kjo heshje nate fsheh plumbin e fundit
Për mua
Sendet bërtasin
Ujku pati vetëm instiktin e të shkruarit
Instiktin e ikjes
U vra!!!
Se kush ngacmuar ia kishte trurin
Nervin e urisë
I ngopur ngordhi
Për çudinë time syrin e kishte të hapur
Sy kaprolli
Ç’ironi!!!
Ujku me sy Kaprolli!
Mbetur borxh i kishte shpirtit
Ndaj qepallat s’iu afruan

Kam filluar të ulërij
Sendet bërtasin në formë ulurime
Pështjellim që të ngjall krupën
E kaluar qoftë!!!
E shkuar qoftë!!!

E vranë poetin që bridhte natën
Edhe një plumb ka nata
Për mua
E di,
djalin do t’ma quajnë Ujkan

Dhëntë Zoti nipin mos ta ketë poet!

32. JAM E VARFËR SI BOTA
*Nënës Terezë
Dhe toka ka pak dritë, Nënë
Njerëzit janë të brishtë
Dënojnë dashuritë

Njerëzit kanë harruar të lindin
Ata nuk zgjasin dorë
Se nuk kanë
Kanë sall ca sëpata të mprehta
Ua kam frikën, nënë

Më the
Ta rindërtoj pa bëzamë atë që ma prishën natën
Atë që e bëra tërë jetën
Dhe unë s’guxoj
Kam atë djallin përbrenda
Që më kërkon shpagim për ty
Që s’të zuri kurrë

Botë e tërë e varfër
Dënon dashuritë
Të varfër janë të pashpirtët, më the,
Të varfër janë të paditurit
Të gjithë janë të varfër ngapak
Dhe s’kanë mëshirë për veten

Ndihmoi o Zot mëkatarët, thua,
Unë s’e them dot
Jam e varfër nënë
Si bota

33. ASHTU DESHI MEMI

Kur im atë më pagëzoi Vjollcë
butësinë kishte në mendje

gotat u thyen pa u cakërruar mirë
rrëqethej Prishtina
dollitë u ngritën për jetë të gjatë
kjo s’qe më e rëndësishmja
ata harruan të pinë për fatin tim

do më thërriste Vjollcë
dhe jo Liridonë a Qëndresë
ai ndillte një kohë tjetër
ku qëndresa ruhej në muze
e liria kishte ardhur qëkuri

ishte moskohë
në një lagje me mua flinin pesë Trime
shkronjat i mësova bashkë me tri Qëndresa
Lirie quhej shoqja ime e fëmijërisë…
ishte kohë idealesh
fëmijët kishin emra më të rëndë se vetja

më thirri Vjollcë
mbolli një tufë ndjeshmëri në mua
në vargje poetësh të lojtur më fshehu

u dashurova në shi
ashtu donte im atë

ngjizi në mua pak jetë
sa vetmi
sa hutim…
isha Vjollcë
lule e tija

ah! Harroi të vriste kalimtarin
që do më shkilte në çeltinë pahiri.

34. ÇATIVE SI MACE

Me vdekjen time u ndesha
s’ishim parë moti
më paralajmëroi se do të më braktiste
një korb do ta merrte teksa bën dashuri
mua të lënën më la

Tash s’flas më me vdekjen time
do të trokas një ditë, më tha,
kur të më kenë harruar të gjithë

asokohe çative shetisja si mace e zezë
dhe u qesha
u qesha me një qeshje që s’ishte imja
posi shtrigat në përrallë
vdekja s’po trembej
e shkreta
atëherë kur t’i teket të më trokasë në derë
moti do të jem mësuar të harroj dhe të braktis.

35. VJERSHË PËR JONËN

Jona duhet jetuar
ndryshe shthurrjet do mbajnë erë
luleshtrydhe

e heshtën Jonën
i vinte era shi
era këngë
e tëra lirikë qe

ajo i di të gjitha:
e ha ndryshku botën
përfolen edhe yjet

I kujtohen drithërimat e mamkës
mbi bar të njomë
sa fort e deshi këtë fëmijë
bijën e një klithjeje të përshpirtshme

Jona i di të gjitha marritë:
ka parë dënimin e prindërve
në shtyllat e turpit
pse deshën të duajnë
dhe varrimin e tyre
në anët e kundërta të një muri kinez

klorofil i Botës është Jona
është edhe qepallë e lagur ngapak

ajo djeg vuajtjen
si Romën Neroni
vendlindjet janë djegur kaherë

mamka i jep frymë Jonës
Jonës që s’u formësua as në mitër
i vinte era shi
era dëshirë
jetoi në gjethe, në arna
në sythe lulesh kish shtëpinë
e përshtynë

Jona… ah, Jonë
Mos thuaj se s’të deshën prindërit!

36. PARADOKSE

Me vite thurra litarë durimi
Në përjetësi për t’u ngjitur

U shtanga në mes të udhëtimit
Pamundësia ngadhënjeu

Në litarin që me vite thurra
Të var a thua veten time?!

Apo të thurr mbase akoma paradokse
…kjo tani është çështja!!!

37. HIÇ MË SHUMË, EDVINË

Ti Edvinë je si poezia:
e vockël e madhe njëkohësisht

je më e bukura fjalë e buzëve të mia
unë s’flas motrush
të të nxjerr s’dua nga vetja

ma sjell detin përpara
për t’mi bërë netët poezi
bën dhe pak erë të krijosh valë
ti e di se shpirtin lë aty

je si poezia Edvinë
më rebelon më vdes më qesh

je poezi e hiç më tepër
vdes për natyrë pas shiut, të them
unë vdes nga natyra pas shiut, më thua

ti Edvinë prapë më acaron
je poezi Edvinë hiç më shumë

38. ***

E shita botën dje
më paguan sall një ëndërr të bukur
dhe ca këngë labe
dhe hiç më shumë

një rend i ri ekonomik:
ëndrrat ndërrohen me ndyrësira
që dinë vetëm të rrotullohen
kjo më pëlqen

e shita botën
për çudinë time
e bleu lypësja me kapotë roze
fundja kush ëndërronte më mirë se ajo!?

ma mësoi një këngë dhe qeshte
e saj ishte bota
e shita a ia fala s’e di
e ndërrova me një ëndërr të bukur
që zonja me kapotë roze
e shihte vetëm mëngje