18.11.2007
Thesaret e humbura në historinë e kohës
Shumë nga mbytjet e anijeve më të famshme të botës, varret dhe relikat e historisë ende mbeten mister. Tani që rreth 1500 satelitë aktivë ndodhen në orbitën e Tokës dhe popullsia humane po i afrohet 7 miliardëshit, ju ndoshta mendoni se çdo gjë me vlerë në planet do të ishte zbuluar deri tani.
Por objektet më të famshme të historisë, që nga “Grali i shenjtë” dhe tek aeroplani i humbur i Amelia Earhart, ende mbetet të zbulohen. Diku larg bregdetit të Kolumbisë qëndron “San Jose”, një galion i fundosur spanjoll që mendohet se mban më shumë se 1 miliardë dollarë pasuri. Arkeologët kanë kaluar dekada në kërkim të varrit të humbur të mbretëreshës Nefertiti të Egjiptit. Dhe në që mes të shekullit të 16-të, askush s’e ka parë muralen e Leonardo da Vincit, të cilin shumë prej bashkëkohësve e konsiderojnë kryevepra e tij. Gazeta “The Wall Street Journal” ju tregon për disa prej tyre, arsyeja pse ndodhen në fillim të listës së objekteve më të kërkuara dhe se kush i kërkon. Jennifer Saranow është gjahtarja e teknologjisë së lartë që po i kërkon. Falë teknologjisë së lartë të kërkimit kjo do të jetë më lehtë në ditën e sotme.
1. Anija “San Jose”
“San Hose” është anija më e pasur që është fundosur ndonjëherë. Këtë e thotë Bob Cembrola, muratori i historisë së detit në Kolegjn “U.S. Naval War” në Newport. Pasi u ça nga një skuadër angleze larg bregdetit të Kolumbisë në vitin 1708, “San Jose” u fundos me 600 burra në bord. Thesari i tij, i cili përfshin monedha ari dhe argjendi, do të kishte një vlerëperj 150 milionë dollarësh. Disa thonë se vlera shkon deri në 10 miliardë dollarë. Masa e thesarit është çështja që debatohet edhe sot. Vlerësimet angleze të kohës thonë vlerën prej 50 milionë pesove spanjolle, ndërsa Gabriel Garcia Marquez e rrit edhe më shumë këtë vlerë në romanin “Dashuri në kohën e kolerës”.
2. Dhoma e qelibartë
Një nga kryeveprat e artit barok, “Dhoma e qelibartë” ishte një dhuratë nga mbreti Frederick William I” i Prusisë për Pjetrin e Madh në vitin 1716. U vendos në pallatin veror të perandorit rus, Tsarskoye Selo. Muret ishin të veshura me qelibar, pasqyra dhe mozaikë mermeri. Një ambasador britanik e përshkroi si mrekullia e tetë e botës. Kur nazistët pushtuan Rusinë në vitin 1941, muret gati në të rënë nuk i mashtruan gjermanët, të cilët e çmontuan dhe e transportuan thesarin në një kështjellë në Kalinigrad, Rusi për ta ekspozuar. Në janar të vitit 1945, dhoma u evakua dhe thesari s’u pa më. Disa thonë se thesari është fundosur me një anije ruse në vitin 1945.
3. Varri i Nefertitti-t
Egjiptologët e dinë se kjo mbretëreshë ka jetuar në shekullit e 14-të pra Krishtit, dhe u martua me faraonin Akhenaten dhe pati gjashtë vajza. Ata e dinë edhe si dukej falë një busti të famshëm. Por për shkak se varri i saj ende nuk është gjetur, ata s’e dinë si ka vdekur apo çfarë i ndodhi. Pas shekullit të 12-të të mbretërimit të burrit të saj, emri i saj zhduket nga të dhënat arkeologjike. “Varrin e saj duan ta gjejnë të gjithë”, thotë Nicholas Reevens, një egjiptolog në Kolegjin “Eton” në Mbretërinë e Bashkuar. “Jo vetëm për pasuritë që përmban, por sepse Nefertiti është hallka e humbur”, shton ai. Një ekspeditë e vitit 2005 ka zbuluar shumë varreza të tjera, po jo varrin e mbretëreshës së mistershme.
4. Grali i shenjtë
Ende nuk është e qartë se çfarë grali i shenjtë është. Historianët thonë se përmendet për herë të parë në vitin 1190 në një poemë të Chretien i Trojës. Autori e përshkruan gralin, por kurrë nuk thotë se çfarë është. Shkrimtarë të mëvonshëm, mes tyre dhe Eucharist, e përshkruajnë si kupa që Jezusi mbajti në Darkën e Fundit. Në fund të shekullit të 19-të, grali u bë simbol misticizmi dhe ritali. Fakti që historianët mendojnë se është thjeshtë një mjet i figurshëm, nuk i ka ndalur njerëzit ta kërkojnë. Alfredo Barbagallo, një skolar mesjetar italian, bson se “Grali i shenjtë” ndodhet në katakombet nën Bazilikën e Shën Lawrence, jashtë mureve të Romës.
5. Beteja e Anghiar-it
Në vitin 1503, Leonardo da Vinci u caktua të dekorojë një holl në pallatin Vecchio në Florence. Ai punoi atje për 18 muaj me një mural të “Betejës së Anghiari”-t, që u luftua nga trupat e Florentine-s në vitin 1440. Ai përdori vaj në vend të teknikës tradicionale të afreskeve, para se ta linte të papërfunduar në vitin 1506. Megjithëkëtë, bashkëkohësit e da Vincit e konsiderojnë si kryevepra më e madhe. Në mes të shekullit të 16-të, Cosimo de Medici punësoi Giorgio Vasari-n të rimodelojë hollin dhe murali humbi. Historianët e dinë si duket nga skicat e hershme të Da Vincit. Murali ka inspiruar kryeveprat e Rubens dhe Pikasos.
6. Aeroplani i Amelia Earhart
Amelia Earhart donte të ishte personi i parë që fluturonte rreth e rrotull globit pranë Ekuadorit. Më 2 qershor të vitit 1937, ajo dhe Fred Noonan u nisën nga Lae, ajo që tani ndodhet në Papua New Guinea, me aeroplanin “Electra 10-E”. Ata s’u panë kurrë më. Për 19 orët e para të udhëtimit të tyre prej 2,556 miljesh, në radio dëgjoheshin vetëm “duket ta kesh ti, por s’e sheh”, dhe “gazi po mbaron”. Anija e Gardës Bregdetare i priste në Howland Island në Paqësorin qendror. Jo shumë vonë, anija mori mesazhin e fundit që thonte “veri dhe jug”. Kërkimet e deritanishme nuk kanë zbuluar asgjë. Një grup kërkuesish në ditën e sotme thonë se do ta gjejnë, duke qenë se teknologjia e re që do të përdorin është e pazëvendësueshme.
7. Varri i Genghis Khan
Askush s’e di ku është varrosur Genghis Khan. Ndërkohë që burimet historike thonë se luftëtari i madh ka vdekur gjatë një fushante në Kinën veri-lindore në vitin 1227, ata s’e zbulojnë vendbanimin e fudnit. Në vitin 1237, një ambasador kinez pohoi se kishte parë vendin e varrosjes së pushtuesit të madh dhe në vitin 1370 një shkrimtar kinez e emëroi vendin si “Kirelgu”, por misteri ende mbetet. Pasi lexoi një libër 55 vite më parë për një pushtues mongolian, avokati dhe tregtari Maury Kravitz u fiksua. Ai u nis për ekspeditë dhe mblodhi 1.5 milionë dollarë. Eksploruesit duruan mushkonjat dhe gjarpërinjtë helmues në Mongoli për dy vite, por veç skeleteve dhe poçeve nuk gjetën asgjë tjetër. Kërkimet do të fillojnë këtë verë, me 250 mijë dollarë të tjerë të mbledhur.
19:13 Posted in Histori | Permalink | Comments (0) | Email this
17.11.2007
100 datat më të rëndësishme të shekullit të kaluar
Lajmet nuk janë “ushqim i përditshëm” i njeriut vetëm në kohët moderne. Të dinë se ç’ndodh përreth, apo më larg tyre është për disa njerëz kuriozitet, e për të tjerë nevojë. Në kohë lufte kapeshin fort pas një radioje të vjetër duke pritur lajme të reja. Por cilat kanë qenë lajmet që kanë tronditur shekullin e kaluar. Duhet thënë se pjesa më e madhe e atyre që kanë bërë bujë janë aspak lajme të mira. Por në listë bëjnë pjesë dhe ngjarje të shënuara për njerëzimin, të cilat kanë shërbyer për të përmirësuar jetën, si mbërritja e njeriut të parë në hënë, shpikja e penicilinës, zbulimi i strukturës së ADN-së etj. Shpikja e internetit dhe “Microsoft” janë gjithashtu dy lajme jo pak të rëndësishme për njerëzimin. Me anë të internetit njerëzit nga e gjithë bota tashmë mund të lidhen me njëri tjetrin në kohë reale, njerëzit mund të gjejnë lajmet në të freskëta pak minuta pasi ato ndodhin në gjithë botën. Por në listë bëjnë pjesë edhe disa prej tragjedive më të mëdha njerëzore, siç është shpërthimi i bombës atomike në Hiroshima, mbytja e anijes së njohur “Titanic”, vrasja e presidentit amerikan John F. Kennedy e më pas e vëllait të tij Robert Kennedy.
Përgatiti:
1912: Mbytet anija “Titanic”
Anija transoqeanike “Titanic” u bë e famshme si më e madhe e ndërtuar ndonjëherë dhe gjithashtu për arsyen se u mbyt në udhëtimin e saj të parë në vitin 1912 duke shkaktuar humbjen e shumë jetëve. E dyta e një trioje tragetesh gjigandë, Titaniku u ndërtua për të krijuar një shërbim ekspres tre-javor në oqean. “Titanic” dhe “Olympic” u prezantuan për botën mbarë në një artikull të “New York Times” më 23 prill 1908, pothuajse katër vite para se të mbytej. “Titanic” u përplas me një ajsberg më 14 prill 1912 dhe u mbyt dy orë e dyzet minuta më pas, duke u ndarë në dy pjesë.
1928: Zbulohet penicilina
Zbulimi i penicilinës i atribuohet shkencëtarit skocez, Alexander Fleming në vitin 1928 pavarësisht se edhe të tjerë më parë kishin vënë re efektet antibakteriale të penicilinës. Fleming, në laboratorin e tij në “St. Mary Hospital” në Londër vuri re një rritje bakteriale përreth kallëpit të mykut “Staphylococcus”. Fleming arriti në përfundimin se “Staphylococcus” po çlironte një substancë që pengonte rritjen bakteriale. Ai zhvilloi një kulturë të pastër të mykut dhe zbuloi si ishte myk “Penicillium”. Ai shprehu optimizmin se penicilina do të ishte një dezinfektues i dobishëm.
1945: Formohet organizata e Kombeve të Bashkuara
OKB-ja u themelua në vitin 1945 për të zëvendësuar Ligën e Kombeve me shpresën se do të mund të ndërhynte në konfliktet ndërmjet kombeve dhe si pasojë, të shmangte luftën. Organizata fillimisht përbëhej nga 50 vende, të cilat nënshkruan Kartën e Kombeve të Bashkuara. Struktura e organizatës reflekton akoma në disa mënyra rrethanat e themelimit duke qenë se pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit janë fituesit kryesorë të Luftës së Dytë Botërore.
1945: SHBA-ja hedh bombën atomike në Hiroshima
Hiroshima ishte shënjestra fillestare e misionit të bombardimit bërthamor më gjashtë gusht, ndërkohë që Kokura dhe Nagasaki ishin shënjestra alternative. Sipas statistikave, bomba atomike në Hiroshima vrau rreth 70 mijë njerëz si pasojë e efekteve të menjëhershme të shpërthimit. Vdekjet totale deri në fund të vitit 1945 variojnë nga 90 mijë deri në 140 mijë për shkak të djegieve, rrezatimit dhe sëmundjeve të shkaktuara. Deri në fund të vitit 1945 mendohet se numri i të vdekurve mund të ketë arritur në 200 mijë për shkak të kancerit dhe efekteve të tjera afatgjata të shpërthimit bërthamor.
1953: Zbulohet struktura e ADN-së
Në vitin 1953, duke u bazuar në imazhetë zbërthyera me rreze X, James Watson dhe Francis Crick zbuluan atë që tashmë konsiderohet si modeli i saktë i strukturë së ADN-së. Ato e publikuan atë në revistën “Nature”. Të dhënat e mëtejshme eksperimentale të Watson dhe Crick u botuan në një seri prej pesë artikujsh në të njëjtën revistë. Nga këto të dhëna, informacionet e para ishin të ato të të dhënave të zbërthyera me rreze X nga Franklin dhe Gosling.
1963: John Kennedy vritet në Dallas
Presidenti i 38-të amerikan,John F. Kennedy u vra në Dallas të Teksasit më 22 nëntor 1963 teksa po zhvillonte një udhëtim politik. Për vrasjen e tij u arrestua Lee Harvey Oswald. Ai u arrestua në një teatër rreth 80 minuta pas vrasjes dhe u dënua nga policia e Dallasit për vrasjen e një polici përpara se të akuzohej për vrasjen e Kennedy-t. Ai nuk pranoi t’i kishte qëlluar njeriu. Përgjatë viteve janë bërë të njohura më shumë fakte për publikun. Pavarësisht të gjitha informacioneve dhe deklaratave, ngjarja vazhdon të jetë e rrethuar me nga teori të ndryshme konspirative.
1969: Armstrong njeriu i parë në hënë
Neil Alden Armstrong është njeriu i parë që ka shkelur në hënë. Misioni i tij i parë në një anije kozmike ishte në bordin e “Gemini 8” në vitin 1966, ku ai ishte pilot komandues. Fluturimi i dytë dhe i fundit hapësinor i Armstrong ishte si komandant misioni i “Apollo 11” që mbërriti në hënë më 20 korrik 1969. Në këtë “hap gjigand për njerëzimin” Armstrong dhe Buzz Aldrin zbritën në sipërfaqen e hënës, ku qëndruan dy orë e gjysmë duke eksploruar. Para se të bëhej një pilot Armstrong ishte aviator i flotës ushtarake detare amerikane dhe mori pjesë në luftën e Koresë.
1989: Rënia e murit të Berlinit
Muri i Berlinit, një simbol i Luftës së Ftohtë, ndau Berlinin lindor dhe atë perëndimor për 28 vite. Ndërtimi i tij filloi më 13 gusht 1961 dhe u shemb në vitin 1989. Gjatë kësaj kohe, 125 njerëz janë vrarë teksa përpiqeshin të arratiseshin në perëndim, sipas statistikave zyrtare. Sipas dokumenteve të zbuluar më vonë mendohet se regjimit komunist kishte dhënë urdhra të qarta që të qëllohej dhe vritej kushdo që synonte të kalonte murin, qofshin ata edhe fëmijë. Njoftimi se hyrja në Berlinin perëndimor tashmë do të lejohej bëri që mijëra vetë të kapërcenin murin që u shemb nga mjetet e rënda.
1991: Bashkimi Sovjetik shpërbëhet
Bashkimi Sovjetik u krijua fillimisht si një bashkim i katër Republikave Sovjetike Socialiste për t’u zgjeruar më pas në 15 republika të tilla. Ai u krijua në vitin 1945 dhe u shpërbë vetëm në vitin 1991, në një periudhë të njohur si “Lufta e Ftohtë”. Kufijtë gjeografikë të Bashkimit Sovjetik varionin sipas kohës, por aneksimeve dhe pushtimeve të shteteve balltike dhe territoreve të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore korrespondonin me ato Rusisë së Madhe.
1997: Shkencëtarët klonojnë delen
Dolly, është delja e cila u klonua në vitin 1997. Ajo u klonua në institutin “Roslin Institute” në Edinburg të Skocisë dhe jetoi aty deri sa u nda nga jeta në moshën gjashtë vjeçe. Lindja e saj u njoftua në shkurt të vitit 1997. Në shkurt të vitit 2003 ekipi i shkencëtarëve njoftoi se Dolly-t i ishte injektuar një dozë vdekjeprurëse për shkak se prej kohësh ajo mundohej nga një sëmundje e rëndë e mushkërive dhe ishte gjymtuar nga artriti. Shkencëtarët u shprehën se sëmundja e Dolly-t n uk kishte lidhje me faktin se ajo ishte një dele e klonuar, pasi mjaft dele të tjera në fermë vuanin nga të njëjtat sëmundje.
100 lajmet sipas rendesis
1945: SHBA-ja hedh bombën atomike
1941: Japonia bombardon Pearl Harbor
1969: Njeriu i parë shkel në hënë
1903: Wrights fluturon aeroplanin e parë
1963: Vritet J.F. Kennedy në Dallas
1928: Zbulohet antibiotiku penicilinë
1920: Femrat amerikane kanë të drejtën e votës
1929: Falimenton tregu i fondeve në SHBA
1953: Ka efekt vaksina e re e poliomielitit
1953: Zbulohet struktura e ADN-së
1945: Ekspozohet holokausti nazist
1905: Ajnshtajni koncepton relativitetin
1912: Mbytet Titaniku “i pafundosshëm”
1913: “Ford” krijon linjën e montimit
1914: Fillon Lufta e Parë Botërore
1989: Bie muri i Berlinit
1959: Patentohet çipi i kompjuterit të parë
1981: Identifikohet sëmundja vdekjeprurëse e AIDS-it
1927: “Lindbergh” fluturon mbi Atlantik
1901: Sinjali i radios kalon përtej Atlantikut
1991: Shpërbëhet Bashkimi Sovjetik
1989: Shpiket “World Wide Web”
1944: Aleatët pushtojnë Francën
1945: SHBA feston fitoren në Evropë
1946: “ENIAC” përshpejton informatikën
1973: Legalizohet aborti pas diskutimit Roe kundër Wade
1939: Debutimi zyrtar i televizorit të SHBA-së
1909: Plastika revolucionarizon produktet
1960: Del në treg pilula e kontrollit të lindjeve nga “FDA”
1954: Gjykata i jep fund vendimit “të ndarë por të barabartë”
1998: Akuzohet Presidenti Clinton
1948: Shkencëtarët shpikin tranzitorin
1968: Vritet M.L. King Jr.
1964: Kongresi miraton Ligjin e të Drejtave Civile
1917: SHBA hyn në Luftën e Parë Botërore
1917: Komunistët marrin pushtetin e Rusisë
1909: Fillojnë transmetimet radiofonike të SHBA-së
1963: King mban fjalimin “Unë kam një ëndërr”
1974: Jep dorëheqjen presidenti Nixon
1914: Hapen kanali i Panamasë
1939: Gjermania pushton Poloninë
1933: Hyn në fuqi marrëveshja e re e “FDR”-së
1986: Shpërthen “Shuttle Challenger”
1961: Shepard është amerikani i parë në hapësirë
1962: Libri “Silent Spring” paralajmëron rrezikun në ekosistem
1945: Kombet e botës formojnë OKB-në
1997: Shkencëtarët klonojnë delen
1957: Sovjetikët nxjerrin në hapësirë satelitin e parë
1918: Përfundon Lufta e Parë Botërore
1961: Gagarin është njeriu i parë në hapësirë
1948: Izraeli bëhet shtet
1941: Fillon televizioni i licencuar amerikan
1945: SHBA teston bombën atomike
1968: Vritet Robert F. Kennedy
1933: Hitleri emërohet kancelar
1918: Epidemia e gripit vret 20 milionë njerëz
1962: John Glenn amerikani i parë në orbitë
1975: Bill Gates dhe Paul Allen lançojnë “Microsoft”
1947: Jack Robinson njëson bejsbollin
1973: Trupat amerikane largohen nga Vietnami
1900: Propozohet mekanika kuantike
1942: Projekte sekrete për ndërtimin e një bombe atomike-A
1956: Aprovohen autostradat ndërmjet shteteve
1945: Forcohet Karta e të Drejtave
1965: SHBA-ja përshpejton luftën e Vietnamit
1920: Gandhi fillon reformat paqësore
1978: Lind “bebja e parë
në epruvetë”
1962: Bota në krizë për shkak të reaktivëve të Kubës
1906: Tërmeti dhe zjarri shkatërron San Franciskon
1993: Përfundon aparteidi në Afrikën e Jugut
1977: “Apple II” prodhon kompjuterin e parë për masat
1964: “Beatles” bëjnë turne në SHBA
1955: Fillon bojkoti i autobusëve në Alabama
1925: “Scopes”: Evolucioni kundër krijimit
1939: Ngrihet avioni i parë me motor reaktiv
1938: Hitleri nis “Kristallnacht”
1932: “FDR” mposht presidentin Hoover
1947: Zbulohet prani Marshall
1997: “Pathfinder” dërgon fotografi të Marsit
1963: Friedan ndez shkëndijën e të drejtave të grave
1927: Babe Ruth shënon 60 pikë në bejsboll
1964: SHBA paralajmëron për rreziqet e duhanit
1940: Churchill drejton Britaninë e Madhe
1949: Themelohet NATO
1986: Shpërthen fabrika bërthamore në Çernobil
1961: Ngrihet muri i Berlinit
1949: Mao formon Kinën komuniste
1973: Watergate “gllabëron” Nixon-in
1985: Gorbaçov fillon politikën “glasnost”
1900: Frojdi interpreton ëndrrat
1948: “Airlift” shpëton Berlinin Perëndimor
1950: SHBA mbron Korenë e Jugut
1928: Uria sovjetike vret 25 milionë njerëz
1920: SHBA refuzon Ligën e Kombeve
1911: Dështon trusti i “Standard Oil”
1965: Kongresi miraton ligjin e votimit
1958: Uria në Kinë vret 20 milionë njerëz
1968: Kryengritjet e konventës demokratike
1975: Vietnami verior pushton Saigon
1964: Miratohet rezoluta e Gjirit të Tonkin
20:08 Posted in Histori | Permalink | Comments (0) | Email this
The Times”: 50 datat e rëndësishme në histori
Historiani i njohur, RichOvery, redaktori i "Historia e plotë e botës" e botuar nga e përditshmja angleze "The Times", ka zgjedhur datat që ai beson se kanë influencuar më shumë njerëzimin. Zgjedhja e 50 datave më të rëndësishme në historinë e botës është një punë tmerruese. Dy persona të ndryshëm nuk do të zgjidhnin kurrë të njëjtën 50-she. Çfarëdolloj liste do të sillte reagime "përse u la ajo datë jashtë? Përse s'është vënë kjo tjetra?"
Datat e rëndësishme nuk janë njësoj si datat e njohura nga të gjithë. Çdo fëmijë në shkollë i njeh mirë datat që kanë patur rëndësi në historinë e vendit ku është rritur. Ai ka dëgjuar edhe për betejën e Vaterlosë, dhe për fat të mirë kjo datë përfshihen në këtë listë. Asnjë datë para fillimit të qytetërimit njerëzor rreth 5500 vite më parë dhe fillimit të historisë së shkruar dhe piktoriale nuk është dhënë. Disa data nuk janë shumë të qarta, pjesërisht sepse nuk dihet viti i saktë në të cilën të thuhet se "është shpikur rrota", me gjithë rëndësinë e saj të madhe; pjesërisht për shkak të të dhënave që historianët kanë, madje dhe ngjarjet që kanë ndodhur në epokën tonë mund të jenë vënë gabim; pjesërisht për shkak se kulturat orale ose nuk kanë as kronologji ose janë spekulative.
Çështja e gjeografisë do të thotë se lihen jashtë shumë data nga historia e Evropës për të lënë hapësirë për data nga Kina e lashtë, Lindja e Mesme apo Amerika. Historia e botës është globale, edhe pse pjesa më e madhe është dominuar nga Evropa. Përse atëherë këto 50 data dhe jo të tjera? Historia njerëzore është një histori e gjerë dhe komplekse, por shoqëria njerëzore ka funksionuar gjatë 5 viteve të kaluara vetëm për shkak të disa shpikjeve dhe zbulimeve. Për këtë arsye rrota, plugu, velat dhe ora ndodhen në këtë listë.
Shoqëritë njerëzore janë mbajtur bashkë nga feja, dhe kjo është arsyeja pse këtu ndodhen disa prej themeluesve më të mëdhenj të besimeve fetare. Besimi fetar lidh botën moderne me 2 apo 3 mijë vitet e kaluara. Çdo ditë, me miliona njerëz lexojnë Biblën, një dokument i një bote krejt të humbur. Ngjarjet politike nuk janë aq të rëndësishme, por ndonjëherë ato formojnë të ardhmen në mënyra thelbësore. Për këtë arsyen në listë ndodhet dhe data e unifikimit të Kinës. Kina është ende një shtet i madh i unifikuar, që zë të njëjtën zonë që zinte 2 mijë vite më parë. nëse persianët do të kishin shfarosur Greqinë e Lashtë, apo sikur kartagjenasit të kishin shkatërruar Romën, bota klasike do të kishte qenë shumë ndryshe. Lindja dhe rënia e komunizmit në shekullin e 21-të ndikoi jetën e shumë miliona njerëzve.
Së fundmi, inteligjenca dhe krijimtaria njerëzore formuan mënyrën se si ne mendojmë për botën. Fizika njutoniane, teoria e relativitetit të Ajnshtajnit, biologjia e Darvinit dhe veprat e Shekspirit e kanë bërë botën një vend krejt të ndryshëm. Sikur të kishte vend, Koperniku, Gëte apo Niçja dhe me qindra mendimtarë joevropianë do të ndodheshin në listë. Lista ka data që kanë ndryshuar mënyrën se si shoqëria njerëzore është zhvilluar për të mirë e për të keq gjatë 5 mijëvjeçarëve të kaluar.
Zgjedhja e historianit
1. 3500 para Krishtit - Shpikja e rrogës dhe plugut në Mesopotami (Iraku i tanishëm); shpikja e velës në Egjipt; tri shpikjet thelbësore për tregtinë, agrikulturën dhe eksplorimet.
2. 3200 para Krishtit - Shpikja e shkrimit në Mesopotami: mjeti i regjistrimit dhe kuptimit të historisë njerëzore.
3. 3000 para Krishtit - Themelimi i qyteteve të para në Sumeria (Iraku i tanishëm): origjina e strukturave moderne sociale dhe administrative.
4. 1600 para Krishtit - Shpikja e alfabetit modern: mjeti esencial i komunikimit dhe koncepteve dhe kulturës komplekse.
5. 1600 para Krishtit - Fillimi i qytetarisë greke: esenciale për trashëgiminë perëndimore dhe rrënjët e matematikës, filozofisë, mendimit politik dhe mjekësisë.
6. 753 para Krishtit - Themelimi i Romës: perandoria romake është një shtyllë e epokës moderne, duke prodhuar ide për drejtësinë, ligjin, inxhinierinë dhe luftën.
7. 670 para Krishtit - Shpikja e punës me hekur: metalurgjia është çelësi i zhvillimeve të mëtejshme teknike, ekonomike dhe ushtarake.
8. 551 para Krishtit - Lindja e Konfucit, babai i një prej sistemeve më të mëdha filozofike në botë.
9. 490 para Krishtit - Beteja e Maratonës: grekët sprapsin një pushtim persian, duke bërë të mundur mbijetesën e kulturës dhe shkencës greke.
10. 486 para Krishtit - Lindja e Budës, themeluesi i një prej besimeve më të mëdha në botë.
11. 327 para Krishtit - Perandoria e Aleksandrit të Madh arrin në Indi: shembulli i parë i marrëdhënieve reciproke të dhunshme mes Evropës dhe Azisë.
12. 202 para Krishtit - Hanibali mundet nga Roma: fitorja është thelbësore për të siguruar mbijetesën dhe zgjerimin e qytetërimit romak.
13. 27 para Krishtit - Themelimi i Perandorisë Romake: ky është fillimi i periudhës klasike të dominimit romak në Evropë dhe në Mesdhe.
14. Rreth vitit 5 para Krishtit - Lindja e Jezu Krishtit, themeluesi i shumë degëve të krishterimit. Data e saktë është në diskutim.
15. 105 pas Krishtit - Përdorimi i parë i letrës moderne: letra zëvendësoi gurin, papirin, drurin si mjet më i lirë dhe i përshtatshëm.
16. 280 pas Krishtit - Unifikimi i Kinës nën dinastinë perëndimore të Chin-it krijon format politike të Kinës moderne.
17. 312 - Perandori romak Konstandin konvertohet në të krishterë: kjo bëri të mundur që krishterimi të përhapet në të gjithë Evropën.
18. 476 - Rënia e Perandorisë Romake në Perëndim i jep fund 800 viteve të dominimit. Fillon krijimi i Evropës moderne.
19. Rreth vitit 570 - Lindja e Muhamedit, themeluesi i një prej besimeve më të mëdha në botë.
20. Rreth vitit 730 - Shpiket shtypi në Kinë: një mjet esencial për komunikimin masiv, administrimin dhe shpërndarjen kulturore.
21. 800 pas Krishtit - Charlemagne kurorëzohet Perandor i perandorisë së re perëndimore. Kjo shënoi pikën në të cilën Evropa filloi të ri-integrohet. Perandoria e Shenjtë Romake zgjat edhe 1 mijë vite.
22. 1054 - Ndarja e Kishave të krishtera greke dhe latine ndan krishterimin një herë e mirë në dy gjysma gjeografike.
23. 1088 - Themelohet Universiteti i parë në Bolonje, Itali: fillimi i konceptimit modern për arsimin e lartë dhe diturinë universitare.
24. 1206 - Genghis Khan fillon pushtimin në Azi. Kjo ka një impakt të rëndësishëm në zhvillimet aziatike dhe lëvizjen e njerëzve.
25. 1215 - Magna Karta nënshkruhet nga mbreti John në Runnymede: kjo shënon origjinën e konceptit modern të sundimin kushtetues.
26. 1453 - Rënia e Kostandinopojës për turqit otomanë: Fillojnë 500 vitet e dominimit turk në Mesdheun Lindor, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.
27. 1455 - Libri i parë i printuar me shtypje të lëvizshme: Revolucioni i Johannes Gutenberg në teknologjinë e printimit bën të mundur leximin masiv.
28. 1492 - Kristofor Kolombi zbulon Botën e Re, duke e sjellë Amerikën në sistemin tregtar/kulturor të botës.
29. 1509 - Shpikja e orës: thelbësore për ekonominë dhe administratën moderne.
30. 1517 - Martin Luter paraqet reformimin. Është fillimi i krishterimit protestant dhe idesë së individualizmit fetar.
31. 1519 - Cortes fillon pushtimin e Amerikës së Jugut, e cila bëhet pjesë e sistemit të gjerë ekonomik dhe politik në botë.
32 1564 - William Shakespeare lind: në veprat e tij shkruhen pohime esenciale për shoqërinë njerëzore.
33. 1651 - Publikohet "Vigani" i Thomas Hobbes: është origjina e idesë moderne të shoqërisë civile, barazisë para ligjit dhe individualizmi egoist.
34. 1687 - Isak Njutoni publikon "Principia Mathematica", themeli i fizikës moderne.
35. 1776 - Shpalla e Pavarësisë në Amerikë përcakton evolucionin politik të Botës së Re dhe lindjen e pushteti amerikan.
36. 1789 - Revolucioni francez shënon ndarjen thelbësore me traditën e monarkisë; "të drejtat e njeriut" hidhen në letër.
37. 1815 - Beteja e Vaterlosë: përfundon perandoria napoleonike dhe bashkë me të, ambicia e Napoleonit për të sunduar dhe reformuar në të gjithë Evropën.
38. 1825 - Ndërtohet lokomotiva me avull, gjë që shënon fillimin e epokës së hekurudhave, mjetit të lirë dhe të shpejtë të transportit.
39. 1859 - Publikimi i "Origjinës së specieve" të Darvinit. Teoria e tij e evolucionit transformon pikëpamjen e njerëzimit ndaj mjedisit të rij, dhe besimit tek Perëndia.
40. 1885 - "Benz" ndërton makinën me karburant, gjë që shënon fillimin e revolucionit më të thellë teknik dhe shoqëror të epokës moderne.
41. 1893 - Në Zelandën e Re gratë votojnë. Kjo fazë shënon barazinë e plotë politike të gruas.
42. 1905 - Teoria e Ajnshtajnit për relativitetin publikohet. Kjo transformon njohurinë moderne fizike.
43. 1917 - Revolucioni rus krijon shtetin e parë revolucionar.
44. 1918 - Fundi i Luftës së Parë Botërore: perandoritë e Habsburgut dhe otomane shemben; rivizatohet harta e Evropës dhe Lindjes së Mesme.
45. 1939 - Shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore: 50 milionë njerëz vdesin në të gjithë botën në vitet 1939-45, në konfliktin më të madh e më të tmerrshëm në botë, e cila i jep fund imperializmit të gjatë.
46. 1945 - Fundi i Luftës së Dytë Botërore; kur detonohet bomba e parë bërthamore, njerëzimi gjen mënyrën për të shkatërruar veten.
47. 1949 - Themelohet Kina komuniste: Kina krijohet si një territor i vetëm unik me një administratë të përbashkët dhe një ekonomi moderne.
48. 1959 - Shpika e çipit prej silikoni është një shpikje e madhe teknologjike e shekullit të kaluar, duke hapur rrugën e epokës së kompjuterit.
49. 1960 - Del në qarkullim pilula e parë kontraceptive për gratë, të cilat tani mund të bëjnë zgjedhjet e tyre biologjike për riprodhimin.
50. 1989-90 - Kolapsi i regjimeve komuniste në Evropë: shënon fundin e eksperimentit të gjatë komunist; edhe komunizmi në Azi transformohet.
19:55 Posted in Histori | Permalink | Comments (0) | Email this

