26.11.2007
Peshku, ushqimi që na bën të jetojmë 100 vjeç
Në një botë high-tech, ku shkenca dhe mjekësia ecën me hapa gjigantë, nuk është e vështirë të jetosh 100 vjeç, madje të bësh edhe një jetë të shëndetshme, nëse zbaton me përpikmëri rregullat e domosdoshme për organizmin. Vetëm kështu mundësitë për të jetuar "sa të duash" janë të mëdha. Sipas asaj që shkencëtarët thonë, ndër këto rregulla kryesore përfshihen stili i jetesës dhe ushqimet. Në të vërtetë nuk ka studim, sidomos ata që i "kushtohen" jetës së shëndetshme dhe jetëgjatësisë, që të mos përmendet peshku dhe perimet. Por jo vetëm kaq, peshku është edhe ushqimi më i dashur në recetat e dietologëve, duke e kaluar mishin pa asnjë vështirësi. I pasur me përbërës ushqimorë thelbësorë është mjaft i dobishëm për organizmin tonë, ndaj këshillohet të përdoret më shumë se tri herë në javë. Është partneri më i vjetër i verës, ilaçi më i mirë për shumë sëmundje dhe ushqimi i padiskutueshëm i darkave fisnike. Ndihmon në uljen e kolesterolit të keq në gjak, parandalon alzhaimerin, demencën, forcon kockat dhe na bën më inteligjentë. Vaji i tij lehtëson qarkullimin e gjakut, përdoret në rastin e pezmatimit të nyjeve dhe në disa raste, mund të përdoren për trajtimin e ekzemës, migrenës.
I domosdoshëm
Në botë "jetojnë" më shumë se njëzetmijë lloje peshqish dhe pothuajse të gjithë përmbajnë proteina që asimilohen mirë. Ato përmbajnë aminoacide, shumë të domosdoshme për organizmin e njeriut, si isoleucina apo valina, që ndikojnë në formimin e muskujve apo të glutamines, që vepron kundër lodhjes. Peshqit përmbajnë shumë proteina, madje edhe më shumë se mishi (në 100 gramë peshk gjenden 27 të tilla). Më të pasurit me proteina
janë peshku ton dhe barbuni me 24 gramë. Vitaminat dhe proteinat janë të domosdoshme për sistemin nervor, muskujt dhe kockat. Po ashtu, ata përmbajnë kalcium, fosfor dhe jod i nevojshëm për prodhimin e hormoneve të tiroideve e mjaft i rëndësishëm për krijimin e embrionit të bebes, si dhe në moshën e pubertetit të fëmijëve. Por nuk duhen lënë pa përmendur edhe elemente të tjera si fluori, kobalti, magnezi, kaliumi, bakri, dhe seleniumi. Në të gjendet edhe një sasi e madhe vitaminash, ku më e rëndësishmja është vitamina A, që vepron kundër dobësimit të shikimit në errësirë, vitamina D, e domosdoshme për forcimin e kockave dhe rakitizmit te fëmijët. Është e vërtetë se peshku përbën ushqimin kryesor për një numër të madh njerëzish që nuk e fusin fare në gojë mishin. Peshku përmban vitaminën B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë dhe vitaminat B2, B12.
Ilaçi i shumë sëmundjeve
Peshqit janë të pasur me Omega 3, ose ndryshe acide yndyrore të pangopura dhe mbrojtëse ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Janë pikërisht këto acide që ndihmojë të jesh energjik, të shtojnë tonalitetin e muskujve dhe të ulin peshën e tepërt. Por, ato janë edhe shumë delikate dhe shkatërrohen shpejt në temperatura të larta. Për të ruajtur vlerat e tyre është mirë të gatuhen në avull. Yndyrat e peshkut ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq LDL, duke ruajtur njëkohësisht kolesterolin e mirë HDL. Brenda tij gjenden edhe acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi ekozapentanoik) etj. Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit në Angli, pas vitesh të tëra studimi te njerëzit mbi 65 vjeç që konsumon vazhdimisht peshk rreth dy ose tri herë në javë, arritën në përfundimin se toni apo peshqit e pjekur në zgarë e pakësojnë rrezikun e vdekjeve nga problemet kardiake. Po kështu, studimi më i fundit i bërë te gratë shtatzëna thanë se ngrënia e një sasie të konsiderueshme peshku gjatë 9 muajve të shtatzënisë (rreth 340 gramë në javë) ndikonte mjaft në inteligjencën e fëmijëve. Gratë që e kishin konsumuar vazhdimisht këtë produkt, jo vetëm që lindnin fëmijë më të zgjuar, por edhe kishin një shikim më të mirë. Nga ana tjetër, peshku këshillohet shumë gjatë periudhës së shtatzënisë, pasi këto gra kanë një nevojë shumë të madhe për hekur.
Historia e ushqimit "antik"
Peshku ka qenë i pranishëm në jetën e njeriut gjatë gjithë historisë së shoqërisë njerëzore, jo vetëm si ushqim, por edhe si element simbolik apo shprehje e mitologjive të vjetra, që nga koha e paganizmit dhe më vonë i qytetërimeve të tjera, si antikiteti greko-romak. Të gjithë kemi dëgjuar të flitet për njeriun amfib apo për Afërditën, Erosin, madje edhe për përbindëshit Typhon, që ishin gjysmë peshq dhe gjysmë njerëz e hyjni. Të tilla ishin dhe sirenat që iu shfaqën Odiseut gjatë kthimit të tij nga Itaka. Por, peshku ka qenë njëkohësisht edhe burimi i jetës dhe i ekzistencës së njeriut, madje një nga ushqimet më të pastra dhe të ushqyeshme të tij. Në vende të ndryshme të botës ka popuj që peshkun e konsumojnë të gjallë, si për shembull aziatikët dhe kryesisht japonezët apo indo-kinezët. Sot gatimet e detit dhe sidomos peshku, janë ndër më të shtrenjtit në të gjitha restorantet, si ato elegante ashtu edhe ato më të thjeshtit. Vërtet nuk mund të ketë ilaç më të mirë se sa të "marrësh" tri herë në javë nga goja një pjatë peshk, një gotë verë dhe një pjatë me sallatë jeshile apo perime të ziera, sepse, sipas studimeve më të fundit, nga mënyra e të ushqyerit rezulton se tumori prek 1 person ndër tre të tillë. Kështu, përveç ushqimeve që duhen evituar, për të shmangur rrezikun për t‘u sëmurë ekziston edhe një meny antitumor, që specialistët këshillojnë se duhet përdorur patjetër çdo ditë. Që frutat dhe perimet të bëjnë shumë mirë për shëndetin, këtë e kemi ditur prej kohësh, por në brendësi të këtyre kategorive kërkuesit kanë filluar të individualizojnë ushqimet për t‘u përdorur si armë specifike kundër llojeve të caktuara të tumoreve. Këtu, sigurisht që bën pjesë peshku vera dhe sallatat.
19:52 Posted in Shëndeti | Permalink | Comments (0) | Email this
17.11.2007
50 gjëra sportive që duhet të bëni sa jeni gjallë
Dita më e keqe e peshkimit ia kalon ditës më të mirë të punës” thotë një shprehje. Kjo duhet të jetë një prej arsyeve pse peshkimi është klasifikuar një ndër 50 gjërat sportive që një person duhet të bëjë sa të jetë gjallë. 49 të tjerat u përkasin disiplinave të ndryshme sportive, nga sportet më të famshme, deri tek më të qetat për të mbërritur tek sportet ekstreme.
Ndër ngjarjet sportive që një person duhet të përjetojë sa është gjallë është padyshim pjesëmarrja në stadiumin e fushës ku zhvillohet finalja e kupës botërore. Por edhe një ndeshje golfi në fushën më të vjetër në Skoci nuk duhet humbur. Ëndërroni të ngisni një makinë të vërtetë garash. Regjistrohuni në shkollën “Aintree Racing Drivers” . Përveç teorisë, në praktikë aty u duhet të ngisni një makinë të vërtetë të “Formula 1”. Por mos lini pas dore fluturimin me balonë, hedhjen nga urat që në shumë vende është e paligjshme, por për ata që e kanë pasion gjendet një vend nga ku mund të hidhen legalisht. Është Virxhinia Perëndimore në SHBA, ku të pasionuarit e sportit ekstrem hidhen nga ura të lidhur me litarë. 50 gjërat sportive që një person duhet të bëjë janë hartuar nga ekspertë të disiplinave sportive për gazetën britanike “The Observer”.
1. Derbi “Boca Juniors” që lozin me “River Plate” në Buenos Aires.
Rivaliteti ndërmjet këtyre dy skuadrave është më intensivi në futbollin argjentinas dhe mbase në gjithë Amerikën Latine. Loja është një sherr ngjyrash, zhurme dhe energjie. Maradona ka dalë nga “Boca Juniors”.
2. Ngisni makinën në pistën e garave në Monako.
Monako përbën një prej rrugëve kryesore në garat e mëdha të makinave dhe është një prej atyre rrugëve ku ndodhin më shumë gjëra. Ka disa pjesë siç është sheshi “Casino Square”, ku ju sigurisht s’mund të ngisni si djemtë e “Formula 1”, por sidoqoftë ia vlen.
3. Prenotoni një vend në turneun e golfit “Masters”, në Augusta.
Është një vend më të vërtetë i bukur, çdo fije bari është e sistemuar. “Amen Corner” është vendi ku ndodh gjithçka interesante në turne. Ka aq shumë presion tek lojtarët saqë fansat e mbledhur rreth e rrotull mund ta shohin qartë.
4. Shihni një ndeshje tenisi në Uimbelldon.
Kjo është fusha më e famshme e tenisit në botë. Po të rikujtoni gjithë kampionët e mëdhenj që kanë luajtur aty sigurisht që do kthehet në kënaqësi më vete prania aty. Është diçka që është në mënyrë autentike e lidhur me tenisin. Biletat variojnë nga 28-72 stërlina.
5. Shihni finalet e garave olimpike 100-metërshe.
Gjithçka përfundon në dhjetë sekonda në këto gara, por intensiteti i rivalitetit ndërmjet njerëzve më të shpejtë në planet e bën këtë garë të detyrueshme, për të parë. Të gjithë spektatorët janë nervozë ndërkohë që lojtarët e ruajnë qetësinë.
6. Bëni ski në pistën Hahnenkam, në Kitzebuehel në Austri.
Ky është një ndër vendet më të ashpra ku bëhet ski. Nëse nuk jeni i pajisur e i kujdesshëm sa duhet kjo mund të jetë gjëja e fundit që bëni përpara se të vdisni. Ky vend hapet për publikun një ditë pas garave dhe ambulancat janë gjithnjë në punë.
7. Shihni një ndeshje boksi në “Madison Square Garden”.
Nëse jeni boksier, menaxher, promovues apo tifoz boksi, e dini shumë mirë se ndeshjet në “Madison Square Garden” janë ekuivalentet e finales së kupës botërore të futbollit. Në “Garden” është zhvilluar ndeshja e shekullit ndërmjet Ali dhe Frazier.
8. Shihni ndeshjen e briketit në “Ditën e Testit e Boksit”
Kjo ditë është e shënuar në kalendarin australian me 26 dhjetor dhe është një ngjarje e rëndësishme. Kjo ndeshje briketi zhvillohet ndërmjet skuadrës australiane në fuqi dhe skuadrës opozitare të atij viti.
9. Bëhuni pjesë e ndeshjes më të madhe masive të futbollit.
Një udhëtim në ishujt Orkni në veri të Skocisë rreth kohës së Krishtlindjeve mund ta kthejë festën tuaj në një ndeshje futbolli masive, ku marrin pjesë 500 vetë. Ditën e Krishtlindjeve këtu zhvillohet ndeshja masive e futbollit ndërmjet dy pjesëve të qytetit.
10. Rrëshqisni në “Cresta Run” në Shën Moritz, Zvicër.
Nëse jeni guximtar ose kokëkrisur apo të kërkoni adrenalinën atëherë kjo rrëshqitje në kanalin e akullt në luginë është pikërisht veprimi më i përshtatshëm për ju. “Cresta Run” hapet tre ditë përpara Krishtlindjeve dhe vazhdon deri në fund të shkurtit.
11. Bëni stërvitje në palestrën e famshme botërore “Kronk”.
Sapo të keni paguar tarifën e anëtarësimi ju duhet të paraqiteni në palestër me atletet e vrapit dhe kostum sportive e të përgatitur për t’u stërvitur. Pasi të përballeni me thesin e rërës, instruktorët do ju fusin menjëherë në ring.
12. Vraponi në maratonën e Nju Jorkut.
Nëse Sean Combs “P. Diddy” mund të bëjë një gjë të tillë, atëherë sigurisht që dhe ju mund ta bëni. Gjithashtu në këtë maratonë shpeshherë kanë marrë pjesë njerëz të famshëm siç janë Oprah Ëinfrey, Hillary Clinton, Jim Carrey dhe Ralph Fiennes.
13. Merrni pjesë në garën e motorëve për amatorë në “Le Tour De Fancë”.
Po të shohësh garën reale të duket sikur po ndjek me sy një hije. Por ajo që është e rëndësishme është se kjo pistë u jep mundësinë amatorëve të bëjnë një garë çdo vit. Rrugët mbyllen dhe ata që marrin pjesë shoqërohen nga një eskortë policie.
14. Hidhuni nga një ndërtesë e lartë.
Pjesa më e madhe e bazave të hedhjes nga lartësitë janë të paligjshme kështu që mbase mundësia juaj më e madhe është Dita e Urave në Virxhinian Perëndimore. Baza më e madhe e hedhjes nga lart, e cila është e ligjshme zhvillohet në tetor.
15. Shihni sport në televizor pa ndërprerje një fundjavë të tërë.
Kjo është gjëja më e thjeshtë në këtë listë, por nuk është më pak jetësore se të tjerat. Të gjithë duhet të bëjnë maratonën televizive një herë në jetë. Kini parasysh që të planifikoni që të jeni vetëm në shtëpi.
16.Zhytuni në “Blue Hole” në Belize.
“Blue Hoel” është vrima më e madhe e oqeanit e krijuar nga shembja e një shpelle nënujore. Ky vend mbetet vendi më fantastik në botë për të bërë zhytje. Disa vende të tjera të përshtatshme për zhytje nënujore janë ishujt Galapagos në Ekuador, Deti i kuq në Egjipt etj.
17. Merrni pjesë në kupën e Melburnit.
Kupa e Melburnit është një prej ditëve më të shënuara të Australisë. Festivali i garave me kuaj nuk është vetëm një ditë sportive por një prej atmosferëve festive më të famshme në gjithë botën.
18. Luani në “Old Course” në St. Andreës
“Old Course” në Skoci është kursi është vendi më i vjetër i golfit në botë. Me një histori shekullore ai mbetet një prej sfidave dhe kënaqësive më të mëdha, jo vetëm për lojtarët e golfit por edhe për amatorët.
19. Uluni në rreshtin e parë në lojën e basketbollit ku luajnë “Los Angeles Lakers”.
Leonarde DiCaprio, Brad Pitt, Jim Carrey dhe Spike Lee do të jenë në shoqëri të mirë nëse ju ia dilni mbarë të prenotoni një vend në rreshtin e parë të një ndeshjeje të skuadrës së famshme.
20. Luani polo me elefant në Nepal.
Poloja me elefant është krijuar fillimisht nga mbretërit indianë, por u rishpik në vitin 1982 nga dy lojtarë poloje, Jim Edwards dhe James Mann-Clark në një bar të Zvicrës, kur të dy donin të provonin një formë më interesante dhe aventuriere të këtij sporti.
21. Fluturoni me balonë.
Shihni nga lart malet, vështroni perëndimin dhe përjetoni dritën e fundit të ditës. Sidoqoftë, është mirë që këtë aventurë ta ndërmerrni me dikë që merr vesh nga litarët e balonave. Udhëtimi me balonë është një eksperiencë fantastike dhe e lehtë për t’u bërë.
22. Ngisni një makinë të “Formula 1”.
Shkolla “Aintree Racing Drivers” ju jep mundësinë që të ngisni një makinë të “Formula 1” në pistën e saj. Një ditë në shkollë përfshin mësime në klasë për sigurinë dhe teknikat e më pas kalohet direkt në praktikë me pesë xhiro dhe me një shofer profesionist.
23. Merrni me qira një yll sporti.
Grumbulloni paratë e duhura dhe kur të keni ditëlindjen plotësojini një dëshirë vetes duke ftuar sportistin tuaj të preferuar. Ose thënë më saktë duhet ta paguani që të shfaqet për një kohë të shkurtër.
24. Shkoni në një turne me “British Lions” dhe “Irish Lions”.
Ndeshja e regbisë mes dy skuadrave rivale është padyshim një festë që nuk duhet humbur dhe që vjen një herë në katër vite. Për të prenotuar një vend në turne ju duhet të kontaktoni me operatorët e turneut.
25. Fluturoni me balonë.
Shihni nga lart malet, vështroni perëndimin dhe përjetoni dritën e fundit të ditës. Sidoqoftë, është mirë që këtë aventurë ta ndërmerrni me dikë që merr vesh nga litarët e balonave. Udhëtimi me balonë është një eksperiencë fantastike dhe e lehtë për t’u bërë.
26. Bëhuni protagonistë në një eveniment të rëndësishëm sportiv.
Mbase këtë mund ta bëjnë vetëm ekzibicionistët, por sidoqoftë edhe ata më të ndrojturit duhet ta provojnë. Bëni diçka që të bini në sy, ulni pantallonat apo gjithçka tjetër që të dilni në televizor.
27. Shihni finalen e kupës botërore në stadium.
Spektakli më i madh i sportit në botë është ndeshja finale e kupës botërore të futbollit. A ia vlen që në fund të jetës të thoni që s’keni qenë asnjëherë të pranishëm në stadium në një finale të tillë?
28. Shihni finalen e hokeit në tokë në Dublin, Irlandë.
Qetësohuni dhe shijoni ndeshjen e një prej finaleve irlandeze ku bëjnë pjesë lojtarët më të shpejtë. Kjo lojë është një lloj hokeji që nuk bëhet në akull,. Por në tokë dhe është ndër lojërat më të vjetra në Evropë.
29. Luani në fushën e parë të golfit në një ishull.
Pavarësisht relievit dhe pjesëve të ashpra të krijuara nga llava e ngrirë, Bernhard Langer ia ka dalë që të krijojë në Mavritani një vend mahnitës për të luajtur golf.
30. Thyeni një rekord botëror sportiv.
Bëjuni përshtypje miqve tuaj dhe bëhuni pjesë e librit të thyerjes së rekordeve. Çfarë duhet të bëni. Si fillim kontrolloni të gjitha rekordet e vendosura e më pas vendosni se ku mund t’ia dilni mbanë.
31. Shihni “Yankees” që luajnë me “Mets” në stadium.
Një vizitë në Nju Jork do të konsiderohej e paplotë nëse nuk vizitoni stadiumin e famshëm të “Yankee”. Ky stadium është i pozicionuar në Bronks. Nëse doni të zini një vend në fundjavë duhet të shkoni aty dy orë para fillimit të ndeshjes.
32. Peshkoni në gjirin e Floridas.
Ecni në hapat e Ernest Hemingway-t në gjithë vijën bregdetare të Flordias. Hemingway gjendej rregullisht në Florida në përpjekje për të peshkuar një prej peshqve më të famshëm të kësaj zone, peshkun blu.
33. Merrni pjesë në turneun e regbisë “Hong Kong Rugby Sevens”
Kombinoni pushimet ekzotike në lindjen e largët me një rast të unik të turneut të ndeshjeve regbi. Pavarësisht se ky turne ka lindur në Skoci, ai zhvillohet në Hong Kong që prej vitit 1976 dhe është një kampionat botëror në miniaturë me 24 shtete pjesëmarrëse.
34. Luani poker për një milionë dollarë.
Çdo vit në Las Vegas mbahet kampionati i pokerit “The Ëorld Series of Poker”. Anthony Holden është një veteran që ka fituar tre kampionate. Me 225 dollarë ju mund të blini një karrige në tavolinën e pokerit.
35. Shkoni në lojërat malore në Skoci.
Rituali i mbledhjes së klaneve është më shumë një justifikim për të parë nga afër yjet e njohur të skenës dhe për t’u mbledhur për një pije. Lojërat malore që zhvillohen në Skoci janë një festival më vete ku marrin pjesë Steve Martin, Robin Ëilliams etj.
36. Blini aksione në një sindikatë të garave me kuaj.
Të kesh aksionet e një kali është goxha e shtrenjtë. Si fillim ju duhet të mblidhni tre vetë dhe të regjistroheni si pronarë të një kali. Sapo të keni kalin ju mund t’i jepni një emër dhe ta regjistroni në një klub garash.
37. Kaloni një ditë në pistën e hedhjes së shtizave.
Ky sport është pak si boksi: ju mund të shihni se si lojtarët reagojnë ndja njëri tjetrit. Është një lloj intimiteti i përzier me konkurrencën. Ndonjëherë mund të mos e kuptoni çfarë po ndodh por kjo nuk do të thotë se s’do ia kaloni mirë.
38. Bëhuni pjesë e garës Plaimauth-Dakar.
Rregullat për të hyrë në garë janë të thjeshta. Gjithë makinat që marrin pjesë në garë duhet të kushtojnë më pak se 100 stërlina dhe ka një limit prej 15 stërlinash që shërben për përmirësimet e çdo makine. Sapo makinat të nisin garën ato nuk marrin asistencë nga organizatorët.
39. Shihni garat e motorëve “Indianapolis 500”.
Gara e famshme, e cila është zhvilluar për herë të parë në vitin 1909 konsiderohet gjerësisht si spektakli më i madh në sportin e motorëve. Pista e garave është shtruar fillimisht me 3.2 milionë tulla dhe ka parë motoristët më të njohur të botës të shkelin aty.
40. Blini bileta për kritetin në Kopshtet e Edenit në Kalkuta
Ekzotik, i fortë dhe i zhurmshëm, vetëm për admiruesit më të mëdhenj. Kopshtet e Edenit janë “Meka” për ata që preferojnë kriketin. Fusha ka një kapacitet prej 120 mijë vendesh, duke krijuar një atmosferë të pabesueshme sa herë dikush shënon.
41. Përjetoni betejat në kurrizin e kalit në Sumba
“Pasola”, një luftë rituale me shtiza mes dy kalorësve vendas, ndodh çdo vit nga shkurti në mars. Gjithçka ndodh në ishullin Sumba në mes të detit, në Singapor. Ndeshje të tilla me kuajt të tërbuar ndodhin edhe në Sienna, Itali.
42. Shihni “March Madness” në kampionatin e basketbollit për universitetet.
Talentet më të mirë në Amerikë, me “NBA”-në që i pret, luajnë përpara shokëve të klasës. “March Madness” është Kupa e FA-së për basketbollin amerikan. 64 klube universitetesh mblidhen në fund të një sezoni të gjatë dhe luajnë nokaut për dy javë, derisa vetëm kampioni mbetet në këmbë.
43 Luani tenis me Chris Evert
Ky është një rast unik, pasi do të mësoni nga fituesi i tre titujve “Wimbledon”, gjashtë “US Opens” dhe shtatë “French Opens”. Kjo realizohet në kampin e Chris Evert në kontenë jugore të Palm Beach, Florida. Paketa e udhëtimeve kushton 7,544 dollarë për person.
44. Vraponi me demat në Indi
Fituesi i çmimit të parë ka mjaft shpërblime, por rreziqet janë edhe më të mëdha. Festivali i përvitshëm në Pongal mbahet në Peelamedu. Në ditën e katërt organizohet lufta e demave, “jallikattu”. 20 dema lirohen në rrugë me tufa parash, ata që i duan i ndjekin.
45. Rijetoni një moment të madh nga filmat sportivë
Vraponi pranë Rocky Balboas në shkallët e Filadelfias me kolonën zanore në sfond, nxitoni si Paul Newman dhe Tom Cruise apo thjesht qëndroni pranë të preferuarit tuaj. Gjithçka realizohet në “Boca Raton Resort”, në Florida.
46. Shihni sumot në Korenë e Jugut
Burra të rritur luftojnë me veshje që t’i nxjerrin gjërat në shesh. Si mund t’i rezistoni? Përleshja sumo njihet që prej vitit 1945, kur u ndalua nga sundimi kolonial japonez. Ngjarjet më të rëndësishme mbahen në “Seoul Jangchung Gym”, në Seul.
47. Provoni aftësitë tuaja në kuzhinë
Kjo ngjarje e pazakontë. Ju do të piqni një tortë dhe Aggers, Blowers dhe Mike Gatting janë profesionistët që do të vlerësojnë aftësitë tuaja në kuzhinë. Vendimin e marrë nga komentatorët do ta dëgjoni drejtpërsëdrejti në një lojë kriketi. Nëse i pëlqen jashtë mase, ndoshta e harrojnë lojën fare.
48. Merrni pjesë në garën e jahtit “Fastnet” në Britani
Koha më e bukur që do të kaloni mbi një barkë, ose më e keqja, varet nga këndvështrimi. Gara organizohet nga “Royal Yacht Skuadron”, në Cowes dhe mbulon 608 milje. Fillon nga Solent, në gjirin e Kanalit, në veri-perëndim të oqeanit të hapur dhe përfundon në Irlandë.
49. Admironi serfin në valët e Hauait
Edhe mund ta provoni, por nuk keni shumë mundësi të dilni të gjallë. Ky sport quhet “Surfing Jaws” dhe është njësoj si të hidheni nga një shkëmb. Sa më shumë të qëndroni në majë dhe të mendoheni, aq më e vështirë bëhet. Sërfistët përdorin motorë deti.
50. Publikoni një letër në revistën “OSM”
Nëse edhe mendimi i 49 ideve sportive ju duket tmerrues, atëherë kjo është një pikënisje e lehtë. Edhe pse të gjithëve na pëlqejnë sportet, pjesa më e madhe preferon t’i shohë, prandaj ky është një rast për të shkruar një koment në lidhe me to.
19:22 Posted in Shëndeti | Permalink | Comments (0) | Email this

